Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَأَعِدُّوا لَهُمْ مَا اسْتَطَعْتُمْ مِنْ قُوَّةٍ وَمِنْ رِبَاطِ الْخَيْلِ تُرْهِبُونَ بِهِ عَدُوَّ اللَّهِ وَعَدُوَّكُمْ وَآخَرِينَ مِنْ دُونِهِمْ لَا تَعْلَمُونَهُمُ اللَّهُ يَعْلَمُهُمْ ۚ وَمَا تُنْفِقُوا مِنْ شَيْءٍ فِي سَبِيلِ اللَّهِ يُوَفَّ إِلَيْكُمْ وَأَنْتُمْ لَا تُظْلَمُونَ
Kundër tyre përgatitni kuaj dhe forcë për luftë, sa të mundeni, me të cilën do t’i shtini frikën armikut të Perëndisë dhe armikut tuaj, dhe të tjerëve, përveç tyre. Ju nuk i njihni ata. Perëndia i njeh ata. Çkado që të shpenzoni në rrugën e Perëndisë do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju bëhet padrejtësi. (60)
...si dhe të tjerëve, të cilët mund të mos i dini, por të cilët i di Allahu. -
Përgatituni mirë që të përballoni luftën kundër armiqve që ju i njihni. Por duhet të jeni gati edhe për armiq të tjerë, që ende nuk i njihni, të cilët do t’ju luftojnë më vonë, pas zbritjes së këtyre ajeteve. Ju nuk i njihni ata, por Allahu i di, prandaj dhe ju urdhëron të përgatiteni mirë ushtarakisht. Duke qenë se ndër faktorët kryesorë që ndihmojnë për këtë çështje është aspekti financiar, Allahu i Lartësuar i nxit besimtarët që të shpenzojnë në këtë drejtim:Çfarëdo që të shpenzoni në rrugën e Allahut, ajo do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju bëhet aspak padrejtësi. -
Çfarëdo që të shpenzoni për hir të Allahut, e pakët apo e shumtë qoftë ajo, Allahu i Lartësuar ka për t’jua dhënë të plotë shpërblimin për të, madje do t’jua shumëfishojë atë. Kështu, atyre që e shpenzojnë pasurinë në rrugën e Allahut u është premtuar se do t’u shtohet shpërblimi deri në shtatëqindfish, e shumë më tepër, nga bujaria e Allahut të Lartësuar. Siç shihet, Allahu i Madhëruar nuk i bën padrejtësi askujt, por përkundrazi, ua shumëfishon shpërblimin punëmirëve, duke u dhënë shumë më tepër sesa mund të presin.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë