Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ ۚ لَوْ أَنْفَقْتَ مَا فِي الْأَرْضِ جَمِيعًا مَا أَلَّفْتَ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ وَلَٰكِنَّ اللَّهَ أَلَّفَ بَيْنَهُمْ ۚ إِنَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
dhe, Ai, i bashkoi zemrat e tyre. Sikur ti të shpenzoje tërë atë pasuri që gjendet në Tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Perëndia i bashkoi ato, - Ai, me të vërtetë është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. (63)
Ai është Ngadhënjimtar e i Urtë. -
Tregues i fuqisë së Tij është pikërisht bashkimi dhe afrimi i zemrave të njerëzve, pas gjithë atyre shkaktarëve të përçarjes, urrejtjes dhe armiqësisë. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe kapuni fort që të gjithë pas “litarit” (fesë) të Allahut e mos u përçani! Dhe kujtojeni (me mirënjohje) mirësinë e Allahut ndaj jush, kur ju ishit të armiqësuar me njëri-tjetrin e Ai i bashkoi zemrat tuaja, dhe kështu, me mirësinë e Tij u bëtë vëllezër. Ju ishit buzë Gropës së Zjarrit dhe Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu jua sqaron Allahu Argumentet e Veta, që ju ta gjeni udhëzimin e sigurt.” [Al Imran 103].Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë