Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَالَّذِينَ كَفَرُوا بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ ۚ إِلَّا تَفْعَلُوهُ تَكُنْ فِتْنَةٌ فِي الْأَرْضِ وَفَسَادٌ كَبِيرٌ
E, mohuesit janë miq për njëri-tjetrin. Nëse nuk veproni kështu siç jeni urdhëruar, do të bëhet ngatërresë dhe çrregullim i madh në Tokë. (73)
Jobesimtarët janë miq të njëri-tjetrit. -
Pas vëllazërimit mes besimtarëve, ajeti na mëson se mohuesit i bashkon mosbindja ndaj Zotit dhe dashuria për këtë jetë të përkohëshme. Neve, si besimtarë, na mjafton të dimë se ata janë miq dhe aleatë të njëri-tjetrit dhe me jobesimtarët miqësohen veçse kush është njëlloj si ata.Ata që mohojnë të vërtetën janë miq të njëri-tjetrit. -
Detyrë për ju është miqësimi dhe mbështetja e besimtarëve dhe armiqësia me jobesimtarët. Por nëse ju, o besimtarë, nuk e bëni këtë, por miqësoheni me të gjithë, ose armiqësoheni me të gjithë, ose miqësoheni me jobesimtarët dhe armiqësoheni me besimtarët, atëherë pasoja do të jetë fatkeqësi e madhe:Nëse ju nuk veproni ashtu
(nuk do të mbroni njëri-tjetrin), do të bëhet sprovë dhe shkatërrim i madh në tokë. -
Kjo do të sjellë shkatërrime të mëdha në tokë. E vërteta do të përzihet me të kotën, besimtarët me mohuesit. Në këtë mënyrë, do të zhduken shumë rite dhe shenja të mëdha të Islamit si xhihadi, hixhreti etj. Nëse besimtarët nuk mbështesin dhe nuk miqësohen me njëri-tjetrin, shumë nga qëllimet madhore të Sheriatit do të zbehen.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë