Sureja Abese (Ai u Vrenjt — عبس) (Ajet 10)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




80 Abese(عبس), Ajet 10

فَأَنْتَ عَنْهُ تَلَهَّىٰ 10 ١٠

e ti atë nuk po e merr në konsiderim. (10)

Tefsiri
...Ti nuk ke përgjegjësi, nëse ai nuk dëshiron të pastrohet. Ndërsa ai që vjen tek ti duke nxituar dhe me drojë, ti atij nuk ia vë veshin. -

Nuk është detyrë dhe as përgjegjësia jote që ata të pastrohen nga e keqja e tyre. Kjo na kujton një parim shumë të njohur, që thotë: “Një çështje e ditur mirë nuk lihet për një çeshtje të dyshimtë.”. Ose: “Një çështje me dobi të sigurt nuk lihet për një tjetër me dobi të supozuar dhe të pasigurt”. Ky ajet tregon, gjithashtu, se është detyrë përkushtimi dhe përkujdesja ndaj nxënësit të dijes, që kërkon prej teje dije dhe njohuri. Nxënësi i përkushtuar meriton përkujdesje dhe trajtim më të veçantë se të tjerët.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë