Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَمَّا مَنِ اسْتَغْنَىٰ
e atij që ësthë i pasur (e prezentohet si i panevojshëm për të besuar) (5)
Atë i cili mendon se nuk ka nevojë për Zotin, ti atij i kushton vëmendje... -
Ndërsa angazhimi me ata që e shohin veten të pavarur dhe mendojnë se nuk kanë nevojë për porositë e Zotit dhe të Profetit, me ata pasanikë mendjemëdhenj, që kërkojnë të bien në sy dhe të dëgjojnë veçse kur u shkon nga pas, pra, ky angazhim nuk duhet të jetë më parësor se përkushtimi ndaj të tjerëve, që janë më të mirë. Mendjemëdhenjtë nuk interesohen për të mirën, sepse ata nuk e preferojnë atë, prandaj angazhimi me ta dhe lënia mënjanë e të përkushtuarve nuk është zgjedhja më e mirë. Ti nuk e ke detyrë pastrimin e tyre, me gjithë përkushtimin dhe dëshirën tënde që ata të udhëzohen.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë