Sureja Et-Tekvir (Mbështjellja — التكوير) (Ajet 24)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




81 Et-Tekvir(التكوير), Ajet 24

وَمَا هُوَ عَلَى الْغَيْبِ بِضَنِينٍ 24 ٢٤

dhe, kur është fjala për Shpalljen, ai (Muhammedi) nuk është dorështrënguar (nuk e mshehë atë), (24)

Tefsiri
Ai (Muhammedi)

kurrë nuk mund të jetë mbulues i së fshehtës,... -

Ky profet i rëndësishëm nuk mund të jetë fshehës apo shtrembërues i të vërtetës së shpallur nga i Gjithëpushtetshmi. Ai është besniku i qiejve dhe i tokës dhe kurrsesi nuk mund të mendohet se mund të shtojë apo të pakësojë gjë prej Shpalljes. Profeti Muhamed (a.s.) e përcolli plotësisht Shpalljen dhe e çoi në vend amanetin e Zotit të tij. Ai ia kumtoi këtë të vërtetë të gjithëve: të pasurve dhe të varfërve, mbretërve dhe skllevërve, burrave dhe grave, të qytetëruarve dhe nomadëve. Ai u dërgua mes një populli të paditur, në skajet e injorancës, dhe nuk u largua nga kjo botë, derisa ata u shndërruan në dijetarë dhe edukatorë të njerëzimit. Ata u bënë udhëheqës dhe mësues të së mirës në botë. Bota nuk mundi të jetë më shumë se “nxënës” para popullit që edukoi ky profet i mëshirës dhe i mirësisë. Pasi lëvdoi me cilësitë më të larta të dy të dërguarit e Tij, njëri melek dhe tjetri njeri, dhe pasi tregoi gradën e lartë të Kur'anit, Allahu i Lartësuar mohon çdo mangësi apo shpifje ndaj kësaj Shpalljeje të sigurt. I Lartësuari thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë