Sureja Et-Tekvir (Mbështjellja — التكوير) (Ajet 27)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




81 Et-Tekvir(التكوير), Ajet 27

إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ لِلْعَالَمِينَ 27 ٢٧

Ai (Kur’ani), është vetëm këshillë, për tërë botën (njerëzit): (27)

Tefsiri

Ai (Kur'ani) është veçse këshillë për njerëzit,... –

Kur'ani është këshillë dhe mësim për botët. Nëpërmjet tij, bota njeh Krijuesin dhe Sunduesin e saj me emrat e Tij të bukur, me cilësitë e Tij të larta dhe veprat e Tij të urta dhe plot mirësi e mëshirë. Nëpërmjet tij, njerëzit njohin Zotin, të Adhuruarin e tyre të pastër dhe të lartësuar nga çdo e metë. Në Kur'an, ata mësojnë si ta adhurojnë dhe ta madhërojnë Allahun e Lartësuar, duke zbatuar urdhrat e Tij. Kur'ani është drita, udhëzimi, mëshira dhe shërimi i tyre. Ai është udhërrëfyesi për të arritur mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit dhe për të shpëtuar nga e keqja në dynja dhe ahiret. Ai është rruga drejt lumturisë në të dyja botët, rruga drejt Xhenetit të përjetësisë, pranë Zotit të gjithësisë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë