Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذَا الْوُحُوشُ حُشِرَتْ
dhe kur shtazët e egra të tubohen, (5)
...dhe egërsirat të tubohen;... -
Ditën e Gjykimit, edhe egërsirat do të grumbullohen bashkë, që Allahu i Lartësuar të vendosë mes tyre drejtësinë, duke ndëshkuar me të njëjtën mënyrë ato që, padrejtësisht kanë dëmtuar të tjerat. Atë ditë, krijesat do të shohin drejtësinë e plotë të të Plotpushtetshmit. Çdo padrejtësi do të ndëshkohet dhe drejtësia do të vihet në vend. Për shembull, asaj deleje që nuk ka pasur brirë do t’i jepen brirë dhe do t’i mundësohet që të hakmerret ndaj asaj kafshe që në jetën e dynjasë e ka goditur me brirë. Pasi të vendoset drejtësia, kafshëve do t’u thuhet: “Bëhuni dhé!”, dhe ashtu do të bëhen.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë