Sureja El-Infitar (Çarja — الإنفطار) (Ajet 14)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




82 El-Infitar(الإنفطار), Ajet 14

وَإِنَّ الْفُجَّارَ لَفِي جَحِيمٍ 14 ١٤

kurse fajtorët, me të vërtetë, do të gjenden në skëterrë. (14)

Tefsiri

Ndërsa gjynahqarët do të jenë në Xhehenem,... –

Ndërsa el fuxhxhâr - gjynahqarët janë ata që shkelin dhe shpërfillin të drejtat e Allahut dhe të krijesave. Këta kanë të prishura si zemrat, ashtu edhe veprat e fjalët e tyre. Ata janë të padrejtë dhe të shfrenuar në gjynahe. Këta do të jenë në një ndëshkim të dhembshëm, në këtë jetë, në jetën e varrit dhe në përjetësi, në zjarrin e Xhehenemit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë