Sureja El-Infitar (Çarja — الإنفطار) (Ajet 19)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




82 El-Infitar(الإنفطار), Ajet 19

يَوْمَ لَا تَمْلِكُ نَفْسٌ لِنَفْسٍ شَيْئًا ۖ وَالْأَمْرُ يَوْمَئِذٍ لِلَّهِ 19 ١٩

Ajo është Ditë kur askush nuk mund t’i ndihmojë ndokujt asgjë, atë ditë pushteti i tërë është vetëm i Perëndisë. (19)

Tefsiri

Ajo është Dita kur askush nuk do të mund të ndihmojë kënd dhe e tërë çështja, atë ditë, i takon vetëm Allahut. -

Të gjithë do të kërkojnë shpëtimin për vetveten dhe nuk do të pyesin për asnjë në botë, sepse do të jenë të pushtuar tërësisht nga frika. Askush nuk mund të ndihmojë apo shpëtojë as njerëzit më të dashur të zemrës, sepse atë ditë e gjithë çështja është në dorë të Allahut të Lartësuar. Është Ai që do të vendosë drejtësinë mes krijesave. Është Ai që do të shpërblejë me drejtësi dhe mëshirë secilin, sipas asaj që meriton. Allahu është më i Dituri për gjithçka.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë