Sureja El-Mutaffifin (Mashtruesit — المطففين) (Ajet 18)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




83 El-Mutaffifin(المطففين), Ajet 18

كَلَّا إِنَّ كِتَابَ الْأَبْرَارِ لَفِي عِلِّيِّينَ 18 ١٨

Po, po, me të vërtetë, Libri i të ndershmëve është në Il-lijjin, (18)

Tefsiri
Jo, nuk janë të njëjtë. Me të vërtetë, libri i vepërmirëve gjendet në Il-lijjin! E ku e di ti se çfarë është Il-lijjun-i? Ai është një libër i qëndisur, të cilin e dëshmojnë më të afruarit

(e Zotit). - Pasi tregoi se libri Sixhxhin është në vendin më të ngushtë dhe më të thellë të Zjarrit, Allahu i Madhëruar thotë se libri i vepërmirëve është në Il-lijjin, në vendin më të lartë dhe më të gjerë në Xhenet. Këtë libër e shohin dhe dëshmojnë më të afërmit e Zotit, të cilët janë melekë, shpirtrat e profetëve, të të sinqertëve dhe të dëshmorëve në rrugën e Zotit. Këta të mirë Allahu i Madhëruar i veçon në mbretërinë e qiellit. Ilijjun është edhe një nga emrat e Xhenetit më të lartë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë