Sureja El-Mutaffifin (Mashtruesit — المطففين) (Ajet 26)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




83 El-Mutaffifin(المطففين), Ajet 26

خِتَامُهُ مِسْكٌ ۚ وَفِي ذَٰلِكَ فَلْيَتَنَافَسِ الْمُتَنَافِسُونَ 26 ٢٦

vula e të cilave është misk (parfem), - dhe për këtë, le të bëjnë gara garuesit! – (26)

Tefsiri

Atyre u jepet të pinë pije nga enë të vulosura, pije të cilave në fund u vjen era misk. -

Ajo është nga më e mira dhe më e shijshmja pije që mund të ekzistojë. Fundi i saj vjen era misk. Pra, ajo pjesë e pijes që në dynja zakonisht hidhet poshtë apo lihet në fund të enës, në Xhenet është aq e mirë, sa i vjen era misk. Atëherë çfarë mund të mendosh për vetë pijen?! Ajo pije ruhet në enë të vulosura, që të mbetet vazhdimisht e mirë dhe e shijshme.

Për të tilla mirësi le të garojnë ata që lakmojnë të mirën. -

Ato do të jenë mirësi të përjetshme dhe të pandërprera. Masën dhe bukurinë e tyre nuk e di veçse Ai që i krijoi. Për to garojnë ata që synojnë dhe kanë për qëllim të mirën. Ata garojnë në vepra të mira, që Zoti i ka bërë sebep dhe rrugë për arritjen e këtyre të mirave. Kjo është çështja më e rëndësishme, për hir të së cilës ia vlen të shpenzosh çdo gjë të vyer. Për të tilla mirësi garuan më të mëdhenjtë dhe të zgjedhurit e Zotit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë