Sureja El-Mutaffifin (Mashtruesit — المطففين) (Ajet 27)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




83 El-Mutaffifin(المطففين), Ajet 27

وَمِزَاجُهُ مِنْ تَسْنِيمٍ 27 ٢٧

(pija) do të jetë e përzier me ujin e Tesnimit, (27)

Tefsiri

Kjo pije ka brenda edhe prej Tesnim-it, burim nga i cili pinë më të afërmit e Zotit. -

Kjo pije është e përgatitur me ujë nga burimi i quajtur Tesnim, në të cilin pinë më të afruarit dhe më të zgjedhurit e Zotit. Uji i këtij burimi është absolutisht pija më e mirë e Xhenetit. Nëse pija e banorëve të Xhenetit është aq e mirë, sepse përzihet me këtë ujë, atëherë si mund të jetë vetë ky burim?! Pa dyshim që është i mrekullueshëm dhe i pakrahasueshëm, prandaj edhe u posaçërua për më të mirët dhe më të zgjedhurit. Ata do të jenë në gradat më të larta dhe në mirësitë më të mëdha të Xhenetit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë