Sureja El-Mutaffifin (Mashtruesit — المطففين) (Ajet 34)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




83 El-Mutaffifin(المطففين), Ajet 34

فَالْيَوْمَ الَّذِينَ آمَنُوا مِنَ الْكُفَّارِ يَضْحَكُونَ 34 ٣٤

Sot, ata që kanë besuar, do t’i përqeshin mohuesit, (34)

Tefsiri

Por sot, janë besimtarët që do të tallen me jobesimtarët. Duke qëndruar mbështetur në kolltukë, ata do të vështrojnë. –

Ditën e Gjykimit, do të jenë besimtarët që do të tallen me jobesimtarët, kur t’i shohin të vuajnë në ndëshkimin e drejtë dhe të merituar. Kur çdo vendim i Zotit të jetë bërë realitet, qafirët do të vuajnë atë që vetë e zgjodhën për veten e tyre, ndërsa besimtarët, të kënaqur mes mirësive të Zotit të tyre, që e adhuruan si Një të vetëm dhe të pashoq, do të jenë të ulur dhe të rehatuar në shtretërit dhe kolltukët e tyre të stolisur dhe të zbukuruar. Ata do të kundrojnë mirësitë që Zoti ka përgatitur për ata dhe do të vështrojnë Fytyrën e Zotit të tyre të Dashur dhe Bujar. Dhe një pyetje shtrohet, ndërkohë që përgjigjja e saj dihet:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë