Sureja El-Mutaffifin (Mashtruesit — المطففين) (Ajet 36)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




83 El-Mutaffifin(المطففين), Ajet 36

هَلْ ثُوِّبَ الْكُفَّارُ مَا كَانُوا يَفْعَلُونَ 36 ٣٦

a janë shpërblyer meritueshëm mohuesit, për veprat që kanë punuar?! (Po). (36)

Tefsiri

A u shpërblyen plotësisht jobesimtarët për atë që kanë bërë? -

Sigurisht që po. Ashtu sikurse u tallën me besimtarët në këtë dynja, duke shpifur për ta se janë të humbur, po kështu besimtarët do të tallen me ta kur t’i shohin të vuajnë ndëshkimin e të Drejtit, si shpërblim për humbjen dhe mosbesimin e tyre. Pa dyshim, ata do të shpërblehen me drejtësi dhe urtësi nga Allahu i Madhëruar, i Gjithëditur dhe i Urtë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë