Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِذَا السَّمَاءُ انْشَقَّتْ
Kur qiellit të shkyet, (1)
Kur të çahet qielli, duke dëgjuar me bindje e nënshtrim Zotin e vet, ashtu siç e ka për detyrë, -
Allahu i Lartësuar flet për disa ngjarje të mëdha, që do të ndodhin Ditën e Kijametit. Atë ditë, qielli do të çahet dhe do të ndahen shtresat e tij, duke u dalluar nga njëra-tjetra. Yjet që janë në të do të shpërndahen. Dielli dhe Hëna do të shuhen. Qielli do t’i bindet urdhrit të Zotit, duke e dëgjuar me vëmendje dhe përulje. E si mund të ndodhte ndryshe, kur dihet se qielli i është nënshtruar Zotit dhe është nën drejtimin e një meleku të madh, i cili kurrë nuk e thyen urdhrin e Zotit, por gjithmonë e çon në vend gjykimin dhe vendimin e Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë