Sureja El-Inshikak (Çarja — الإنشقاق) (Ajet 4)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




84 El-Inshikak(الإنشقاق), Ajet 4

وَأَلْقَتْ مَا فِيهَا وَتَخَلَّتْ 4 ٤

dhe ta hedhë gjithë atë që ka brenda e të zbrazët (4)

Tefsiri

...E të nxjerrë çfarë ka brenda e të çlirohet, duke dëgjuar me bindje e nënshtrim Zotin e saj, ashtu siç e ka për detyrë, -

Toka do të nxjerrë jashtë çdo gjë që fshihet dhe prehet brenda saj: të vdekurit, thesaret e gjithçka, dhe kështu do të çlirohet prej tyre. Kur t’i fryhet Surit, të gjithë të vdekurit do të ringjallen, për të dalë mbi sipërfaqen e Tokës. Edhe thesaret do të dalin jashtë, për t’u shndërruar në një shtyllë të madhe, të cilën do ta shohin të gjitha krijesat dhe do të dëshpërohen për atë që garonin në dynja dhe e cila tashmë nuk ka asnjë vlerë. Kështu, edhe Toka, ashtu si qielli, i nënshtrohet Zotit të saj, ashtu sikurse e ka për detyrë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë