Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ بَطْشَ رَبِّكَ لَشَدِيدٌ
Me të vërtetë, ndëshkimi i Zotit tënd, është i ashpër! (12)
Është e vërtetë se ndëshkimi i Zotit tënd është i fortë. -
Të mos harrojnë kriminelët dhe jobesimtarët se ndëshkimi i Zotit për ta do të jetë shumë i rëndë dhe i vështirë. Ai është gati për t’u dhënë atë që meritojnë, sikurse thotë i Madhëruari: “I tillë është ndëshkimi i Zotit tënd, kur bie mbi popujt që bëjnë padrejtësi. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.”. [Hud 102].Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë