Sureja Et-Tarik (Ylli i Natës — الطارق) (Ajet 3)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




86 Et-Tarik(الطارق), Ajet 3

النَّجْمُ الثَّاقِبُ 3 ٣

Ai është ylli që shpon terrin (me dritën e vet). (3)

Tefsiri

Betohem për qiellin dhe “trokitësin”. E ku e di ti se çfarë është “trokitësi”? Ai është ylli tejshpues. -

Allahu i Lartësuar betohet në qiellin dhe në “trokitësin”. Më pas shpjegon se çfarë është “trokitësi”, duke thënë se ai është ylli që shpon errësirën me dritë. Ai, që prej largësish të mëdha, e shpon errësirën me dritën e tij, për t’u parë deri në tokë. Pra, fjala “tarik” (trokitësi) nënkupton yllin, si trup qiellor, që shpon errësirën me dritën e tij. Ai është quajtur “trokitësi”, sepse ai troket natën. Ky betim është bërë për të përforcuar atë që do të përmendet në vijim:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë