Sureja El-A'la (Më i Larti — الأعلى) (Ajet 15)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




87 El-A'la(الأعلى), Ajet 15

وَذَكَرَ اسْمَ رَبِّهِ فَصَلَّىٰ 15 ١٥

dhe që e përmend emrin e Zotit të vet dhe bënë namaz! (15)

Tefsiri

Ka shpëtuar ai që është pastruar, që e kujton madhërinë e Zotit të vet dhe fal namazin. -

Ka shpëtuar nga çdo e keqe dhe ka fituar çdo të mirë ai që ka këto cilësi:

1 Është i pastruar, domethënë është i pastër nga shirk-u, padrejtësitë e çdo lloji dhe veset e këqija.

2 Përmend madhërinë e Zotit të vet dhe falet. Zemra e tij është e mbushur me këtë përmendje, dhe kjo e shtyn atë që të bëjë vepra të mira për të kënaqur Zotin. Nga këto vepra të mira është veçuar namazi, i cili është tregues i qartë i imanit dhe pastrues i gjynaheve.Disa janë të mendimit se përcaktimi “që është pastruar” nënkupton dhënien e zekatit të fitrit, i cili është pastrim për agjëruesin, ndërsa kur thuhet: “dhe fal namazin” është për qëllim namazi i Bajramit. Por megjithëse ajeti i përfshin këto raste, nuk mund të themi se ka për qëllim vetëm ato, sepse ai është më i gjerë dhe gjithëpërfshirës.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë