Sureja El-A'la (Më i Larti — الأعلى) (Ajet 6)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




87 El-A'la(الأعلى), Ajet 6

سَنُقْرِئُكَ فَلَا تَنْسَىٰ 6 ٦

Na do ta mësojmë ty (Kur’anin, përmes Xhebrailit), e ti nuk do ta harrosh, (6)

Tefsiri

Ne do ta shpallim ty

(Kur'anin)

që të mos harrosh, Përveç asaj që Allahu dëshiron. Ai e di të dukshmen e të fshehtën. -

Kuptimi: Ne do të bëjmë që Kur'ani të zërë vend në zemrën tënde, që ti ta kuptosh plotësisht atë, dhe pastaj të mos harrosh gjë prej tij. Ky është një përgëzim madhështor nga Allahu i Lartësuar drejtuar adhuruesit dhe Profetit të tij, Muhamedit (a.s.). Allahu i Madhëruar do t’i mësonte atij një dituri, që nuk kishte për ta harruar. Kjo do të thotë që Profeti (a.s.) nuk harroi asgjë prej Shpalljes së Zotit, përveç asaj që Zoti, me urtësinë e Tij, e gjykoi se ishte e dobishme që të lihej në harresë. Allahu e di shumë mirë se çfarë është e dobishme dhe çfarë e dëmshme për robërit e Tij, prandaj vendos për ta ashtu si dëshiron Ai, me urtësinë e Tij madhështore.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë