Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لَا يُسْمِنُ وَلَا يُغْنِي مِنْ جُوعٍ
e ky (ushqim), as nuk do t’i trashë as nuk do t’i ngop (nga uria). (7)
Ata nuk kanë ushqim tjetër, veç një ferre helmuese, e cila nuk jep fuqi, as nuk largon uri. -
Funksioni i ushqimit është ose largimi i urisë dhe vuajtjes që ajo krijon, ose forcimi i trupit dhe ruajtja e tij nga dobësimi. Asnjë prej këtyre nuk ekziston tek ushqimi i banorëve të Xhehenemit, pasi ai është një ushqim tejet i pështirë, i hidhur dhe i urryer. E lusim Allahun e Madhëruar të na ruajë nga kjo e keqe! Ndërsa banorët e Xhenetit meritojnë tjetër shpërblim:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë