Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمِمَّنْ حَوْلَكُمْ مِنَ الْأَعْرَابِ مُنَافِقُونَ ۖ وَمِنْ أَهْلِ الْمَدِينَةِ ۖ مَرَدُوا عَلَى النِّفَاقِ لَا تَعْلَمُهُمْ ۖ نَحْنُ نَعْلَمُهُمْ ۚ سَنُعَذِّبُهُمْ مَرَّتَيْنِ ثُمَّ يُرَدُّونَ إِلَىٰ عَذَابٍ عَظِيمٍ
Ka beduin në mjedisin tuaj që janë hipokritë, por ka edhe ndër banorët e Medinës, që janë të shkathët në hipokrizi. Ti nuk i di ata. Na i dimë. Na do t’i dënojmë ata – dy herë e pastaj, do të kthehen në dënimin e madh. (101)
Kemi për t’i dënuar ata dy herë, e pastaj do të flaken në dënimin e madh. -
Përmenden dy ndëshkime për këta të mjerë. Ajeti është kuptuar me mënyra të ndryshme. Sipas një kuptimi, ata do të ndëshkohen në këtë jetë dhe në ahiret. Në dynja ata ndëshkohen me trishtim, ankth dhe frikë torturuese. Ata dëshpërohen për çdo mirësi dhe fitore që gëzojnë besimtarët. Ndërsa në ahiret i pret dënimi i zjarrit, dhe ai është më i keqi. Ndërsa sipas një kuptimi tjetër, ajeti do të thotë se Allahu i Madhëruar do t’ua shumëfishojë dhe rëndojë gjithnjë e më tepër dënimin munafikëve, që fshihen si gjarpërinj.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë