Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَآخَرُونَ اعْتَرَفُوا بِذُنُوبِهِمْ خَلَطُوا عَمَلًا صَالِحًا وَآخَرَ سَيِّئًا عَسَى اللَّهُ أَنْ يَتُوبَ عَلَيْهِمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ
Ndërkaq, disa të tjerë i pranojnë mëkatet e veta, sepse, i kanë përzier veprat e mira me të këqijat. Ka gjasë, që Perëndia, t’u pranojë pendimin e tyre. Me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues. (102)
Ka edhe të tjerë, që janë të vetëdijshëm për gjynahet e veta. -
Ashtu sikurse ka mohues dhe munafikë në botë, ka edhe të tjerë që i pranojnë me keqardhje gabimet e tyre. Ata pendohen sinqerisht për gjynahet e tyre dhe nxitojnë për t’u përmirësuar dhe kthyer tek Zoti me bindje e nënshtrim. Nëpërmjet punëve të mira dhe adhurimeve të sinqerta ata pastrohen dhe qetësojnë zemrat e tyre. Për këta, Allahu i Madhëruar thotë:Ata kanë edhe vepra të mira edhe vepra të këqija. -
Ata kanë bërë edhe vepra të mira, edhe të këqija. Që një vepër të quhet e mirë, ajo ka nevojë për plotësimin e teuhidit dhe besimit të duhur nga ana e njeriut, për t’u konsideruar si besimtar, jashtë rrethit të mohuesve dhe idhujtarëve. Kështu, këta kanë bërë edhe vepra të mira, edhe të këqija. Ata mund të kenë bërë ndonjë haram ose të kenë lënë pa bërë ndonjë detyrë, por sidoqoftë e kanë pranuar se kjo është gabim dhe gjithmonë kanë shpresuar që Zoti t’i falë. Këta janë ata për të cilët i Madhëruari thotë:Allahu do t’i falë ata, sepse Ai është Pranues i madh i pendimit e Mëshirëplotë. -
Pranimi i pendimit nga i Madhëruari kalon në dy faza:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë