Sureja Et-Teube (Pendimi — التوبة) (Ajet 104)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




9 Et-Teube(التوبة), Ajet 104

أَلَمْ يَعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ هُوَ يَقْبَلُ التَّوْبَةَ عَنْ عِبَادِهِ وَيَأْخُذُ الصَّدَقَاتِ وَأَنَّ اللَّهَ هُوَ التَّوَّابُ الرَّحِيمُ 104 ١٠٤

A nuk e dinë ata, se vetëm Perëndia pranon pendimin nga robërit e vet dhe pranon lëmoshë, dhe se vetëm Ai është pranues i pendimeve dhe mëshirues. (104)

Tefsiri

A nuk e dinin ata se Allahu i pranon pendimin e robërve të Vet dhe sadakatë e tyre,... -

A nuk dinë gjë ata për mëshirën e pakufishme, për bujarinë dhe për bamirësinë e gjerë të Allahut të Madhëruar?! Ai ua pranon pendimin atyre robërve të Tij që, të penduar, kthehen tek Ai. Sado i madh të jetë gjynahu, Ai ua pranon pendimin të sinqertëve. Madje, Ai gëzohet së tepërmi me pendimin e robërve të Tij. Është i Madhëruari Ai që i pranon sadakatë e besimtarëve, sikurse thuhet në një hadith: “Ai i merr sadakatë e robërve me të djathtën e Tij dhe ua kultivon e ua shton ato. Ai ua zmadhon atë sadaka, aq sa, një hurmë e vogël bëhet sa një mal madhështor." Po shpërblimi për pasuritë më të mëdha që jepen me sinqeritet për hir të Tij, sa do të jetë, vallë? Allahu i Madhëruar e përshkruan Veten e Tij duke thënë:

...dhe se është Allahu Ai që e pranon pendimin dhe është Mëshirëplotë? -

Allahu është Pranues i madh i pendimit të robërve të Tij. Ai që pendohet e gjen Zotin gjithmonë Pranues të dashur të pendimit, edhe sikur gjynahu e pendimi të përsëriten shumë herë. Allahu asnjëherë nuk resht së pranuari pendimin e robit, derisa robi të reshtë së penduari dhe të largohet prej Tij i shfrenuar, duke harruar që porta e Tij është gjithnjë e hapur. Ai largohet nga mëshira e Mëshirëplotit për t'u miqësuar me armikun e vet të përbetuar. Allahu është El Rrahim Mëshirëplotë, dhe mëshira e Tij ka përfshirë gjithçka. Megjithatë, mëshirën e Tij të posaçme, Allahu e ka veçuar për ata që i ruhen Atij duke kryer urdhëresat dhe duke u larguar nga haramet. Ata tregohen të devotshëm, duke besuar argumentet e Zotit, duke pasuar profetët e Tij dhe duke pastruar veten e pasurinë e tyre përmes punëve të mira, që Zoti i do dhe ua ka treguar në Shpalljen e Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë