Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقُلِ اعْمَلُوا فَسَيَرَى اللَّهُ عَمَلَكُمْ وَرَسُولُهُ وَالْمُؤْمِنُونَ ۖ وَسَتُرَدُّونَ إِلَىٰ عَالِمِ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ فَيُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ
Dhe thuaj: “Punoni, Perëndia, Pejgamberi i Tij dhe besimtarët do të shohin punë tuaj. Ju do të ktheheni tek Ai, që i di gjërat e padukshme dhe të dukshme, e do t’u lajmërojë për atë që keni punuar. (105)
Dhe thuaj: “Punoni
(me përkushtim), sepse Allahu do ta shohë veprën tuaj; edhe i Dërguari i Tij e besimtarët
(do ta shohin). - Allahu i Madhëruar u drejtohet besimtarëve që t'u thonë munafikëve: Veproni ashtu si t'ju vijë për mbarë dhe vazhdoni me kotësirat tuaja, por mos mendoni se këto nuk i di Allahu i Madhëruar, që thotë: “Allahu do ta shohë veprën tuaj; edhe i Dërguari i Tij e besimtarët (do ta shohin)." Kështu, punët tuaja do të dalin në shesh. Por nuk është kjo ajo që duhet t'ju shqetësojë më shumë. Do të vijë një ditë kur do të pendoheni, por nuk do t'ju ndihmojë aspak kjo.Më pas, ju do të ktheheni te i Gjithëdituri për të fshehtën dhe të dukshmen, e Ai do t’ju tregojë gjithçka që keni bërë. -
Atë ditë do t'ju dalë në shesh çdo vepër e mirë apo e keqe. Ky ajet është vërtet një kërcënim i ashpër për këdo që vazhdon në kotësinë e tij, në kalimin e kufijve, në mashtrim e poshtërsi, në mosbindje ndaj Zotit dhe hipokrizi. Kuptim tjetër i ajetit mund të jetë: çfarëdo që të bëni ju, o munafikë, dijeni se Allahu i Lartësuar sheh gjithçka, madje do t'ua bëjë të mundur Profetit dhe besimtarëve që t'i njohin punët tuaja, edhe pse ju i fshihni. Më pas, kur të vijë Dita e Gjykimit, çdo gjë do të dalë në shesh dhe ju do të merrni atë që meritoni.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë