Sureja Et-Teube (Pendimi — التوبة) (Ajet 109)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




9 Et-Teube(التوبة), Ajet 109

أَفَمَنْ أَسَّسَ بُنْيَانَهُ عَلَىٰ تَقْوَىٰ مِنَ اللَّهِ وَرِضْوَانٍ خَيْرٌ أَمْ مَنْ أَسَّسَ بُنْيَانَهُ عَلَىٰ شَفَا جُرُفٍ هَارٍ فَانْهَارَ بِهِ فِي نَارِ جَهَنَّمَ ۗ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ 109 ١٠٩

Cili është më i mirë, - ai që themelet e godinës së vet i vënë në rrugën e Perëndisë dhe kënaqësinë e Tij, apo ai, që, themelet e godinës së tij i vënë në bregun e gërryer, e rrokulliset me të në zjarrin e xhehennemit? – E, perëndia, nuk don ta udhëzojë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë. (109)

Tefsiri
Atëherë cili është më i mirë - ai që e ngre ndërtesën për devotshmëri dhe për Kënaqësi të Allahut, apo ai që ngre një ndërtesë rrëzë një shkëmbi ranor që është gati të thepiset, e bashkë me të bie në zjarrin e Xhehenemit? -

I pari është ai që ndërton një xhami me qëllim të mirë dhe me sinqeritet për kënaqësinë e Allahut, sipas normave të fesë së Tij. Kjo është vepër e mirë dhe e begatshme. Vërej me kujdes! Kusht për mirësinë e një vepre është sinqeriteti ndaj Zotit dhe pasimi i traditës profetike dhe urdhrave të Zotit. Atëherë, a nuk është kjo xhamia më e mirë, apo është ajo xhamia tjetër, që ndërtohet buzë greminës dhe është gati të rrokulliset në Xhehenem? Mësojeni dhe mbajeni vath në vesh se:

Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë. -

Të padrejtët, të cilëve u mungon sinqeriteti dhe nuk ndjekin rrugën që Zoti ka treguar, kurrë nuk mund ta gjejnë udhën e drejtë, që përcakton çështjet e besimit, por edhe ligjet për një jetë të denjë në këtë dynja.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë