Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذَا مَا أُنْزِلَتْ سُورَةٌ فَمِنْهُمْ مَنْ يَقُولُ أَيُّكُمْ زَادَتْهُ هَٰذِهِ إِيمَانًا ۚ فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا فَزَادَتْهُمْ إِيمَانًا وَهُمْ يَسْتَبْشِرُونَ
E, kur të shpallet ndonjë sure, disa prej tyre thonë: “Kujt prej jush kjo do t’ia shtojë besimn?” Sa i përket besimtarëve, atyre (kjo sure) ua shton besimin, dhe ata do të gëzohen, (124)
Sa herë që shpallet ndonjë sure, disa prej tyre thonë: “Kujt ia shtoi besimin kjo sure?” -
Ajetet e Kur'anit pëmbajnë urdhëra e ndalesa, përmbajnë dituri dhe lajme rreth Zotit të Madhërishëm. Ajetet na mësojnë rreth emrave, cilësive e veprave të lavdishme të Allahut të Madhëruar. Ato hedhin dritë mbi çështje të fshehta dhe janë nxitje për vepra të mira e adhurime, si dhe nxitje për xhihad në rrugën e Zotit. Por kur shpalleshin këto ajete plot me njohuri të vyera, disa thoshin: Kujt ua shtojnë besimin këto sure? Kujt i bëjnë dobi këto ajete? Sa ndikim kanë këto ajete në veprat e njerëzve?! Vërtet ju nxisin për vepra të mira? A ju ndihmojnë që t’i largoheni të ligës dhe që të shëroni zemrën? Por e vërteta është që suret e Kur'anit ua shtojnë besimtarëve imanin, diturinë, veprat e mira dhe largimin nga e keqja, prandaj ata gëzohen:Po. Besimtarëve ua shton besimin dhe ata gëzohen. -
Besimtarët përgëzojnë njëri-tjetrin për mirësinë e madhe që Zoti u ka dhuruar me Shpalljen e Tij. Ata gëzohen dhe falënderojnë Krijuesin që ua mësoi ajetet e i bëri t’i kuptojnë ato, dhe - çfarë është më e rëndësishmja, - që u dha forcë e vullnet për të punuar dhe jetuar sipas tyre. Besimtarëve të vërtetë u zgjerohet gjoksi me Shpalljen e Allahut, u qetësohet zemra me ato porosi të vyera, prandaj dhe nënshtrohen menjëherë për të jetuar sipas mësimeve të Shpalljes. Por nuk janë kështu disa të tjerë, siç thotë Allahu i Madhëruar:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë