Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذَا مَا أُنْزِلَتْ سُورَةٌ نَظَرَ بَعْضُهُمْ إِلَىٰ بَعْضٍ هَلْ يَرَاكُمْ مِنْ أَحَدٍ ثُمَّ انْصَرَفُوا ۚ صَرَفَ اللَّهُ قُلُوبَهُمْ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَا يَفْقَهُونَ
E, kur të shpallet ndonjë sure (që i qorton hipokritët), ata shikojnë njëri-tjetrin (dhe thonë): “A po ju sheh ndokush?” pastaj kthehen. Perëndia i shmangë zemrat e tyre, sepse ata janë popull që nuk kuptojnë! (127)
Sa herë që zbret ndonjë sure, ata shikojnë njëri-tjetrin në sy e thonë: “A ju pa ndokush?” Pastaj largohen. -
Munafikët trembeshin se mos zbriste ndonjë sure që do t'u nxirrte të palarat në shesh, prandaj, kur shpalleshin ajetet që nxisin për të besuar dhe për të zbatuar porositë e Zotit, ata vështronin njëri-tjetrin, të vendosur për të dredhuar dhe duke u munduar t'u fshiheshin shikimit të besimtarëve. Ata i thoshin njëri-tjetrit: “A ju pa ndokush?” E pastaj largoheshin tinëz, me mosbesimin ndaj Shpalljes. Edhe i Madhëruari i ndëshkoi sipas veprës së tyre të poshtër.Allahu ua ka larguar zemrat
(nga drita), sepse ata qenë njerëz që nuk kuptonin. -
Ashtu sikurse ata iu shmangën zbatimit të porosive të Zotit, edhe Ai ua shmangu zemrat nga e vërteta dhe nuk ua mundësoi që ta shihnin e pranonin atë. Ky ishte ndëshkimi për ta dhe për të ngjashmit e tyre, sepse ishin njerëz që nuk kuptonin. Nëse vërtet do të arsyetonin drejt dhe do të kuptonin suret e Kur'anit, ata do të besonin dhe do të nënshtroheshin për të jetuar sipas tyre. Ajetet tregojnë se sa shumë e urrejnë munafikët xhihadin, ligjet e Zotit dhe veprat e imanit të vërtetë. Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë për ta: “...kur shpallet ndonjë sure e qartë, që flet për luftë, ata me zemër të sëmurë, të shikojnë sikur të ishin në agoninë e vdekjes.” [Muhamed 20].Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë