Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
E, nëse ata zmbrapsen, thuaj: “Më mjafton mua Perëndia, s’ka zot tjetër përveç Tij. Unë mbështetem tek Ai, dhe Ai është Zot i gjithësisë madhështore (Arshit të Madh)!” (129)
Tefsiri
Por nëse ata refuzojnë, atëherë thuaju: “Mua më mjafton Allahu. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Unë i mbështetem vetëm Atij dhe Ai është Zoti i Fronit të Madh.” -Nëse të besojnë si Profet, ky është një fat i madh dhe mirësi e jashtëzakonshme për ta. Por nëse të kthejnë shpinën dhe nuk të besojnë, atëherë ti vazhdo rrugën që Zoti të ka urdhëruar! Vazhdo t’i ftosh njerëzit në rrugën e Zotit dhe thuaj: “Hasbij-jallah (Më mjafton Allahu për të gjitha çështjet e mia), La ila-lahe il-la Hu (Nuk ka të adhuruar me meritë veç Tij), Alejhi teuekkeltu (Vetëm Atij i mbështetem për arritjen e çdo të mire dhe për shpëtimin nga çdo e keqe), ue hue Rabbul Arshil Adhim(Ai është Zoti i Fronit madhështor). Froni është krijesa më e madhe e Allahut. Froni i Allahut ka përfshirë të gjitha krijesat. Zoti i këtij Froni është sigurisht dhe Zoti i gjithçkaje tjetër poshtë tij.Me ndihmën dhe mirësinë e Allahut të Lartësuar, përfundoi tefsiri i sures Teube. Allahut i takon lavdërimi në fillim dhe fund, haptazi dhe fshehtazi.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë