Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَمْ حَسِبْتُمْ أَنْ تُتْرَكُوا وَلَمَّا يَعْلَمِ اللَّهُ الَّذِينَ جَاهَدُوا مِنْكُمْ وَلَمْ يَتَّخِذُوا مِنْ دُونِ اللَّهِ وَلَا رَسُولِهِ وَلَا الْمُؤْمِنِينَ وَلِيجَةً ۚ وَاللَّهُ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ
Vallë, a mendoni ju se do të braktiseni, e që Perëndia të mos i tregojë ata që kanë luftuar dhe të cilët nuk e kanë bërë asnjë mik intim, përpos Perëndisë, Pejgamberit të Tij dhe besimtarëve? – E, Perëndia e di atë që bëni. (16)
Allahu e di hollësisht atë që bëni ju. -
Allahu i di shumë mirë si ato gjëra që ju i bëni haptazi, ashtu edhe ato që i fshihni. Ai ju sprovon, për të nxjerrë në shesh ato fjalë dhe vepra që tregojnë realisht gjendjen tuaj. Ai do t’ju shpërblejë për punët tuaja të mira dhe të këqija, me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij.Duke folur për sprovat e njeriut në këtë dynja Imam ibnul Kajimi në shpjegimin e ajeteve kuranore thotë: "Le të meditojë gjithsecili në mësimet dhe thesaret e urtësive, që fshihen mes vargjeve kur'anore. Kur dërgohen profetët e Zotit, njerëzit ndahen në dy grupe: ata që thonë: “Besojmë”, dhe ata që nuk thonë ashtu, por vazhdojnë me vepra të këqija dhe me mohimin e Zotit. Ata që thonë: “Besojmë”, do të vihen para shumë sprovash nga Krijuesi i tyre. Sprovat janë qartësuese të sinqeritetit, vërtetësisë dhe gënjeshtrës. Megjithatë, edhe ata që nuk thonë: “Besojmë”, të mos mendojnë se kanë për të shpëtuar pa u prekur e pa u trazuar, sepse të gjitha fazat e jetës së njeriut shpalosen dhe kalojnë në duart e Allahut të Madhëruar:Gjynahqari, prej Allahut, si të shpëtojë,Në duart e Tij, kur jeta t’i shkojë?Ai që u beson profetët dhe u bindet atyre, do të bëhet objekt sulmi dhe mundimi nga armiqtë e profetëve; ai ka për të shijuar vuajtje e dhimbje në këtëbotë. Nga ana tjetër, nëse nuk do të besonte profetët dhe nuk do t’u bindej atyre, atëherë dhimbjen e ndëshkimin do t’i shijonte në këtë botë e në tjetrën, e dihet se vuajtja e përjetshme, në ahiret, është më e rëndë sesa vuajtja në këtë botë, që vjen për shkak të besimit dhe bindjes ndaj profetëve. Çdo shpirt do të përjetojë dhimbje e mundim, beson a nuk beson, iu bind apo jo profetëve, por ndryshimi është se besimtari i provon ato vetëm në këtë jetë, e më pas, në jetën tjetër ka për të shijuar veç të mira e kënaqësi; ndërsa mohuesi e kundërshtari i profetëve mund të shijojë fillimisht kënaqësi të përkohshme, të shkurtër në këtë jetë, për të përfunduar pastaj në mënyrë të pakthyeshme në dhimbje të përjetshme. Është pyetur njëherë imam Shafiiu: “Çfarë është më e mirë për njeriun: t’i plotësohen dëshirat e qëllimet, pastaj të sprovohet, apo të sprovohet e pastaj t’i plotësohen ato. Ai u përgjigj: “Askujt nuk mund t’i plotësohen dëshirat e qëllimet, pa u sprovuar fillimisht.” Allahu i Madhëruar i sprovoi me të spikaturit e profetëve, dhe kur ata u treguan të duruar, Ai u mundësoi arritjen e gjithçkaje që ata synonin e dëshironin. Askush të mos mendojë se do të shpëtojë pa kaluar dhimbje e mundime, megjithëse edhe në këtë aspekt njerëzit ndahen në grada dhe nivele të ndryshme logjike. Më të mençurit janë ata që zgjedhin mundimet e dhimbjet e përkohshme të kësaj jete, për t’i shpëtuar vuajtjeve më të mëdha e të përjetshme të ahiretit; ndërsa jo të mençurit zgjedhin të kundërtën. Ai që habitet e thotë: “Si ka mundësi që një njeri me logjikë të bëjë një zgjedhje kaq të kotë?” le të kujtojë se shtytësi në një zgjedhje të tillë është fakti se shpirti i njeriut është i prirur për të dëshiruar më të afërtën e më të shpejtën. Allahu i Madhëruar thotë: “…Por ju doni këtë të ngutshmen dhe e lini pas dore atë të ardhmen." (El Kijame 20-21); ose: “Vërtet, ata (mosbesimtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e shpërfillin Ditën e Rëndë, që i pret.”(Insan 27). Zad el mead vëllPërndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë