Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَجَعَلْتُمْ سِقَايَةَ الْحَاجِّ وَعِمَارَةَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ كَمَنْ آمَنَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَجَاهَدَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ ۚ لَا يَسْتَوُونَ عِنْدَ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ
Vallë, a mendoni ju se furnizimi i haxhinjve dhe mirëmbajtja e Mesxhidi-haramit është e njëjtë me ata që besojnë në Perëndinë, në Ditën e Kijametit dhe që luftojnë në rrugën e Perëndisë? Nuk janë të brabartë ata – te Perëndia. E, Perëndia nuk i udhëzon në rrugë të drejtë zullumqarët. (19)
Jo, këto nuk janë të njëjta për Allahun. -
Kështu, lufta në rrugën e Zotit dhe besimi i vërtetë është më i mirë dhe më i rëndësishëm se dhënia ujë haxhinjve dhe se ndërtimi dhe frekuentimi i Xhamisë së Shenjtë. Dallimi mes tyre është shumë i madh, sepse imani është themeli i fesë dhe vetëm me një iman të saktë veprat bëhen të pranueshme dhe njeriu pajiset me cilësi të lëvdueshme. Ndërsa lufta në rrugën e Zotit është pika kulminante e fesë së Zotit. Nëpërmjet saj, feja ruhet dhe përhapet ndër njerëz. Përmes xhihadit triumfon e vërteta dhe zhduket e kota. Ndërsa dhënia ujë haxhinjve apo ndërtimi dhe frekuentimi i Shtëpisë së Shenjtë, edhe pse janë ndër veprat më të mira, ato gjithsesi janë të pranueshme veç nëse kanë si bazë besimin e drejtë tek Allahu i Madhëruar. Mirësitë që arrihen përmes tyre nuk mund t'u afrohen mirësive të imanit dhe xhihadit në rrugën e Zotit.Allahu nuk i udhëzon në rrugën e drejtë keqbërësit. -
Padrejtësia është bërë cilësi e pandashme e keqbërësve, prandaj ata nuk e meritojnë t'u jepet ndonjë e mirë. Ata nuk e pranojnë të mirën dhe vlejnë vetëm si mbartës të ligësisë dhe shfrenimit. Në vijim, Allahu i Madhëruar e shpreh qartë se cilët janë në gradat më të larta:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë