Sureja Et-Teube (Pendimi — التوبة) (Ajet 25)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




9 Et-Teube(التوبة), Ajet 25

لَقَدْ نَصَرَكُمُ اللَّهُ فِي مَوَاطِنَ كَثِيرَةٍ ۙ وَيَوْمَ حُنَيْنٍ ۙ إِذْ أَعْجَبَتْكُمْ كَثْرَتُكُمْ فَلَمْ تُغْنِ عَنْكُمْ شَيْئًا وَضَاقَتْ عَلَيْكُمُ الْأَرْضُ بِمَا رَحُبَتْ ثُمَّ وَلَّيْتُمْ مُدْبِرِينَ 25 ٢٥

Me të vërtetë, Perëndia ju ka ndihmuar në shumë vende, si dhe në ditën e (luftës) së Huneinit kur ju entuziazmoi numri i madh i juaj, por ai numër nuk ju solli dobi, asgjë, toka iu dukë e ngushtë, edhe pse është e gjërë, prandaj u zmbrapsët duke vrapuar. (25)

Tefsiri
Allahu i Lartësuar u kujton besimtarëve mirësitë e Tij të shumta dhe ndihmën e madhe në shumë luftëra të tyre kundër mohuesve. Në mënyrë të veçantë, Ai u kujton ndihmën e Tij në betejën e Hunejnit, kur u shtrënguan aq shumë, saqë u larguan nga fushëbeteja. Toka, aq e gjerë sa është, atyre ju duk e ngushtë dhe mbytëse. Kur çliroi Mekën, Profeti (a.s)dëgjoi se fisi Heuazin kishte nisur mobilizimin për të kryer një luftë kundër tij. Kështu, Profeti u nis drejt këtij fisi, në krye të një ushtrie me sahabë të vjetër, që kishin marë pjesë në çlirimin e Mekës, por edhe shumë mekas që sapo kishin pranuar Islamin. Ishte një ushtri shumë e madhe prej 12000 vetësh, ndërkohë që ushtria e idhujtarëve ishte vetëm me 4000 vetë. Ky raport numerik u pëlqeu disa muslimanëve, të cilët në vetëkënaqësi e sipër thanë: “Sot nuk ka asnjë mundësi të mposhtemi!” Kur u përballën dy ushtritë, forcat e fisit Heuazin u lëshuan me një mësymje të menjëhershme mbi forcat muslimane, të cilat u çoroditën dhe nuk po shikonin më nga po iknin. Rreth e rrotull Profetit (a.s) mbetën veçse njëqind burra të patundur, të cilët luftuan kundër idhujtarëve, që vërshonin nga çdo drejtim. Ndërkohë, Profeti i Allahut, pa u trembur, e drejtoi mushkën mbi të cilën qëndronte drejt idhujtarëve dhe u nis me vrull drejt tyre duke thënë: “Unë jam Profet e jo mashtrues. Unë jam biri i Abdul Mutalibit.". Duke parë se çfarë ndodhi me muslimanët, Profeti urdhëroi Abas Ibn Abdil Mutalibin që të thërriste me zë të lartë ensarët dhe muslimanët e tjerë, që po largoheshin nga fushëbeteja. Abasi shquhej për zërin e tij kumbues dhe të lartë. Ai thirri: “O burrat i Semurasë! O ju që dini suren Bekare!" Kur dëgjuan zërin e tij, ata reaguan menjëherë si një trup i vetëm dhe të gjithë u kthyen sërish në betejën me idhujtarët. Kështu, Allahu i Madhëruar i mposhti idhujtarët me një humbje poshtëruese. Të gjitha pasuritë, gratë dhe fëmijët e tyre tashmë ishin në dorë të Profetit të Allahut, si plaçkë e begatshme lufte. Për këtë thotë i Madhëruari:Sigurisht që Allahu ju ka ndihmuar në shumë beteja. Edhe në ditën e Hunejnit, kur ju u mahnitët nga numri juaj i madh, por që nuk ju vlejti aspak. -

Hunejn quhej vendi ku u zhvillua kjo betejë. Ai ndodhej diku mes Mekës dhe Taifit. Numri i madh nuk u vlejti aspak muslimanëve, sepse fitorja ka lidhje me diçka tjetër, që ata e cënuan. Prandaj edhe përfundimi qe:

Toka ju duk e ngushtë, me tërë atë gjerësi dhe më pas ju u tërhoqët. -

Trishtimi ju pllakosi kur patë dështimin në fushëbetejë. Ju e patë veten tuaj duke ia mbathur nga fushëbeteja të mposhtur e të frikësuar. Por Allahu i Madhëruar, i Cili dëshiron që t’ju ndihmojë e udhëzojë, thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë