Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَاتِلُوا الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَلَا بِالْيَوْمِ الْآخِرِ وَلَا يُحَرِّمُونَ مَا حَرَّمَ اللَّهُ وَرَسُولُهُ وَلَا يَدِينُونَ دِينَ الْحَقِّ مِنَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ حَتَّىٰ يُعْطُوا الْجِزْيَةَ عَنْ يَدٍ وَهُمْ صَاغِرُونَ
Luftoni kundër atyre që nuk besojnë në Perëndinë, as Ditën e Kijametit, që nuk e marrin për të ndaluar atë që e ka ndaluar Perëndia dhe Pejgamberi i Tij, dhe që nuk e pranojnë fenë e vërtetë, - atyre që u është dhënë Libri, derisa të mos japin xhizje (tatim) me dorën e vet, të përulur. (29)
fenë e vërtetë, derisa të japin xhizjen me dorën e tyre, duke qenë të përulur. -
Ky ajet urdhëron për luftë kundër mohuesve jehudë dhe të krishterë, të cilët sikurse i përshkruan Allahu i Madhëruar: “nuk besojnë në Allahun dhe në botën tjetër" ashtu siç duhet, gjë që e vërtetojnë me veprat e tyre. Cilësi tjetër e tyre është që: “nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që e ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij”. Këta nuk zbatojnë ligjin e Zotit, për sa u përket ndalesave. Cilësi tjetër e tyre është se: “nuk e besojnë fenë e vërtetë.”. Ata nuk nënshtrohen për të jetuar sipas fesë së vërtetë dhe të saktë, që Zoti ka shpallur. Edhe pse ata pretendojnë se janë pasues të një feje, ajo që ata pasojnë nuk është feja e vërtetë. Feja që ata ndjekin ose është një fe e tjetërsuar, që Allahu kurrë nuk e ka ligjëruar, ose është një fe e anuluar, të cilën Allahu e ligjëroi për njëfarë kohe, dhe pastaj - me të shpallur Sheriatin e Muhamedit (a.s)- ajo nuk vlen më. Në këtë mënyrë, çdokush që i përmbahet një feje të anuluar, pas shpalljes së ligjit të ri, është i gabuar dhe jobesimtar. Allahu i Lartësuar i urdhëroi besimtarët që të luftojnë këtë kategori, sepse ata i ftojnë të tjerët në fenë e tyre të devijuar, dhe kjo është shumë e dëmshme dhe e rrezikshme për njerëzit. Është e rrezikshme, sepse njerëzit i shohin ata si ndjekës së një libri dhe mund të mashtrohen nga ftesa e tyre. Sidoqoftë, urdhri për të luftuar kundër tyre është i përcaktuar dhe i kushtëzuar. Nëse realizohet një kusht, atëherë ata nuk luftohen. Allahu i Madhëruar thotë: “derisa të japin xhizjen me dorën e tyre, duke qenë të përulur”. Kjo është një taksë vjetore, që merret prej tyre, në mënyrë që të jenë në paqe me muslimanët dhe që të mos sulmohen. Ajo jepet në formën e një siguracioni për ruajtjen e jetës dhe pasurisë së tyre, që të jetojnë mes muslimanëve dhe në paqe me ta. Kjo taksë u merret çdo vit, secilit sipas mundësisë së vet. Ajo u merret të pasurve, të varfërve dhe mesatarëve, aq sa kanë mundësi. Kështu ka vepruar Omer Ibn Hatabi dhe udhëheqës të tjerë muslimanë. Allahu i Lartësuar thotë: "derisa të japin xhizjen me dorën e tyre". Kështu, ata janë të detyruar ta japin atë të nënshtruar, duke shprehur dobësinë dhe përuljen e tyre. Secili duhet ta japë me dorën e vet. Domethënë, nuk lejohet që dikush ta dërgojë taksën e vet nëpërmjet një shërbëtori, për shembull, por duhet të paraqitet vetë dhe ta paguajë atë, sikurse thotë i Lartësuari: “duke qenë të përulur". Nga kjo kuptohet që xhizja pranohet nga një popull jomusliman vetëm nëse plotësojnë disa kritere:A lejohet marrja e xhizjes prej të tjerëve që nuk janë çifutë, të krishterë dhe mexhusë?
Kur u shpallën ajetet e xhizjes, Profeti a.s. filloi ta mblidhte atë prej tri bashkësive: prej mexhusëve, çifutëve dhe prej të krishterëve. Ai nuk mori xhizje prej adhuruesve të idhujve.Kësisoj, disa thonë se marrja e xhizjes lejohet veçse prej këtyre tri bashkësive, sepse kështu veproi edhe Profeti a.s. Disa të tjerë thonë se xhizja u merret edhe të tjerëve përveç tri grupeve të përmendura, domethënë edhe prej adhuruesve të idhujve që nuk janë arabë. Me mendimin e parë kanë qenë imam Shafiiu dhe imam Ahmedi - sipas njërit mendim të transmetuar prej tij. Ndërsa me mendimin e dytë janë imam Ebu Hanife dhe imam Ahmedi - sipas transmetimit tjetër të ardhur prej tij. Allahu i mëshiroftë të gjithë!Pasuesit e qëndrimit të dytë thonë se Profeti a.s. vërtet nuk mori xhizje prej idhujtarëve arabë, por kjo ndodhi për shkak se dispozitat e xhizjes u shpallën pasi fiset arabe kryesisht e kishin pranuar Islamin dhe në gadishull nuk kishin mbetur këmbë idhujtari. Dispozitat e xhizjes zbritën pas çlirimit të Mekës, kur arabët filluan të hyjnë në fenë e Allahut grupe-grupe dhe në tokat e tyre nuk kishte më idhujtarë. Pikërisht për këtë arsye, Profeti a.s., pas çlirimit të Mekës, u drejtua për në Tebuk, tek të krishterëve. Nëse pranë tij do të kishte arabë të padorëzuar, ai nuk do t’u shkonte atyre që ishin më të largëtit. Ai që ndjek me vëmendje historinë dhe kronikat e ditëve të Islamit, e kupton se çështja vërtet qëndron kështu. Pra Profeti a.s. nuk mori xhizje prej tyre jo sepse nuk duhej marrë prej tyre, por sepse nuk kishte më të tillë. Argument për këtë është edhe fakti që Profeti a.s. ua mori xhizjen edhe mexhusëve, ndërkohë që ata nuk pretendojnë se kanë ndonjë tekst libër hyjnor. Nuk ka asgjë të saktë që të mund të vërtetojë se ata janë ehlu kitab-ë (ndjekës të një libri). Edhe ka ndonjë hadith që mund të aludojë për këtë mendim, themi gjykimi i ndërtuar mbi të është i pasaktë, madje i pasaktë është edhe vargu i transmetuesve të tij.87Nuk ka ndryshim mes adhuruesve të zjarrit (mexhus-ëve) dhe adhuruesve të idhujve. Madje mund të konstatojmë se adhuruesit e putave ishin më afër ehlu kitabëve, sesa adhuruesit e zjarrit, sepse ata vazhdonin të ishin fanatikë ndaj disa riteve të vjetra të fesë së Ibrahimit a.s, gjë të cilën nuk e kanë adhuruesit e zjarrit. Madje, a nuk ishin pikërisht adhuruesit e zjarrit armiqtë e Ibrahimit a.s, armiq të atij që ishte i dashuri i Allahut? E pra, nëse xhizja u mor prej tyre, atëherë është më se e pranueshme, madje parësore, që të merret edhe prejadhuruesve të putave. Këtë gjykim e përkrahin edhe transmetimet e sakta të ardhura nga Profeti a.s.Kështu, në Sahihun e Muslimit shënohet që Profeti a.s. ka thënë: “Kur të ballafaqohesh me idhujtarët armiq, ftoi ata në një nga tri gjërat. Nëse të binden, pranoji prej tyre dhe largoju luftës”, duke e patur fjalën për Islamin, xhizjen ose luftën.87 Mugira i tha përfaqësuesit të Kisras: “Profeti ynë na ka urdhëruar që t’ju luftojmë ju, derisa të adhuroni Allahun (si një të vetëm) ose të jepni xhizjen.” Profeti a.s. iu drejtua kurejshëve: “Përse nuk e thoni një fjalë, që përballë jush të nënshtrohen arabët dhe, për shkak të saj joarabët t’u japin xhizjen?!” Ata thanë “Ç’është ajo fjalë?” Ai u përgjigj: “La ilahe il-Allah.” Gjatë kthimit prej Tebukut, skuadrat e Profeti a.s. zunë rob Ukejdir Dûmen. Profeti a.s. e liroi atë në shkëmbim të xhizjes dhe i fali jetën dhe pasurinë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë