Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
اتَّخَذُوا أَحْبَارَهُمْ وَرُهْبَانَهُمْ أَرْبَابًا مِنْ دُونِ اللَّهِ وَالْمَسِيحَ ابْنَ مَرْيَمَ وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا إِلَٰهًا وَاحِدًا ۖ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۚ سُبْحَانَهُ عَمَّا يُشْرِكُونَ
Ata, përpos Perëndisë kanë konsideruar për zot dijetarët e tyre dhe murgët e tyre dhe Isain – të birin e Merjemit, kurse u është urdhëruar që të adhurojnë vetëm një Zot, - s’ka zot tjetër përveç Tij. Ai është shumë lartë nga ata të cilët i barazojnë me Te. (31)
Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. -
Ky është besimi i drejtë: të gjitha adhurimet dhe bindja e plotë i dedikohen vetëm Krijuesit të gjithësisë. Asgjë dhe askush tjetër nuk meriton asnjë lloj adhurimi. Vetëm Allahun duhet ta duash mbi gjithçka tjetër dhe vetëm Atij duhet t'ia drejtosh lutjet, përgjërimin dhe kërkimin e ndihmës. Ai është Zoti, i Adhuruari, ndërsa Mesihu dhe gjithë profetët janë krijesa të Tij, që nuk kanë asgjë në dorë prej pushtetit të Allahut të Madhërishëm. Megjithatë, ata i hodhën pas shpine porositë e Zotit dhe të profetëve dhe adhuruan idhuj, për të cilët Zoti nuk pati sjellë asnjë argument:I Lartësuar është Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë! -
E dëlirë, e shenjtë dhe e lartësuar është Madhëria e Tij nga idhujtaria dhe trillimet e idhujtarëve. Ato besime të kota janë të padenja dhe një fyerje e rëndë për të Madhërishmin. I lartësuar qoftë Ai, që është i plotë dhe i lartë në të gjitha cilësitë dhe veprat e Tij, nga ajo që ata i përshkruajnë! Idhujtaria e tyre bie ndesh me shenjtërinë e Allahut, që është absolut në çdo drejtim. Allahu i Madhëruar na tregon më pas se, përmes shpifjeve të tyre, ata synojnë që të shuajnë dritën e Tij:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë