Sureja Et-Teube (Pendimi — التوبة) (Ajet 36)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




9 Et-Teube(التوبة), Ajet 36

إِنَّ عِدَّةَ الشُّهُورِ عِنْدَ اللَّهِ اثْنَا عَشَرَ شَهْرًا فِي كِتَابِ اللَّهِ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ ۚ ذَٰلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ ۚ فَلَا تَظْلِمُوا فِيهِنَّ أَنْفُسَكُمْ ۚ وَقَاتِلُوا الْمُشْرِكِينَ كَافَّةً كَمَا يُقَاتِلُونَكُمْ كَافَّةً ۚ وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ مَعَ الْمُتَّقِينَ 36 ٣٦

Me të vërtetë, numri i muajve te Perëndia është dymbëdhjetë, sipas Librit të Perëndisë, prej ditës që i ka krijuar qiejtë dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë; ky është besim i drejtë. E, në këta, mos i bëni vetes zullum! Por luftoni të gjithë kundër idhujtarëve, ashtu si luftojnë ata të gjithë kundër jush. Të dini, se Perëndia është me ata që ruhen nga mëkatet. (36)

Tefsiri

Tek Allahu numri i muajve

(të vitit)

është dymbëdhjetë. Kështu është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. -

Zoti ka caktuar që numri i muajve të jetë dymbëdhjetë. Kështu është shkruar në Librin e Zotit. Që ditën kur Allahu i Madhërishëm krijoi qiejt, tokën, natën dhe ditën dhe përcaktoi ndarjen e kohës, vendosi që numri i muajve të jetë dymbëdhjetë.

Prej tyre, katër janë të shenjtë. Kjo është feja e drejtë. -

Katër muajt e shenjtë janë: Rexheb, i cili është muaj më vete, dhe tre të tjerë që janë të njëpasnjëshëm: Dhul Ki'de, Dhul Hixhe dhe Muharram. Janë të shenjtë për shkak të rëndësisë së tyre dhe të ndalimit të luftës gjatë tyre.

Pra, mos e ngarkoni veten tuaj gjatë tyre. -

Allahu i Madhëruar na urdhëron që të jemi të ruajtur dhe të mos ngarkojmë veten me gjynahe në to. Fjala "në to" mund të kuptohet në dy mënyra:

1 Dymbëdhjetë muajt. Në këtë rast, kuptimi do të ishte: "Mos e ngarkoni veten tuaj gjatë 12 muajve. Është Allahu që i përcaktoi këta muaj dhe që na urdhëron që këtë kohë ta mbushim me bindje dhe adhurim ndaj Tij. Ai urdhëron që ta lavdërojmë, falënderojmë dhe t’i shprehim mirënjohjen për këtë përcaktim të bukur të Tij dhe mirësitë e shumta të tjera që na ka falur. Allahu i Madhëruar i ndihmon robërit e Tij që të arrijnë mirësitë e Tij gjatë këtyre muajve dhe stinëve të përcaktuara aq me urtësi, mëshirë dhe dashuri për ta.

2 Katër muajt e shenjtë. Në këtë rast, kuptimi do të ishte: "Mos e ngarkoni veten tuaj gjatë katër muajve të shenjtë.” Padrejtësia është e ndaluar në çdo kohë dhe vend, por në këto katër muaj ndalesa është më e fortë dhe më e rëndësishme. Ndër çështjet që ndalohen në këto muaj është edhe zhvillimi i luftimeve, sipas mendimit që thotë se ndalimi i luftës në këta muaj nuk është anuluar. Këta mbështeten në tekstet e përgjithshme, të cilat ndalojnë luftën përgjatë këtyre muajve. Por sipas një mendimi tjetër, ndalimi i luftës gjatë muajve të shenjtë është një dispozitë e anuluar, duke marrë për bazë aspektin përgjithësues dhe gjithëpërfshirës të disa teksteve të Sheriatit, si për shembull, ajeti:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë