Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِلَّا تَنْصُرُوهُ فَقَدْ نَصَرَهُ اللَّهُ إِذْ أَخْرَجَهُ الَّذِينَ كَفَرُوا ثَانِيَ اثْنَيْنِ إِذْ هُمَا فِي الْغَارِ إِذْ يَقُولُ لِصَاحِبِهِ لَا تَحْزَنْ إِنَّ اللَّهَ مَعَنَا ۖ فَأَنْزَلَ اللَّهُ سَكِينَتَهُ عَلَيْهِ وَأَيَّدَهُ بِجُنُودٍ لَمْ تَرَوْهَا وَجَعَلَ كَلِمَةَ الَّذِينَ كَفَرُوا السُّفْلَىٰ ۗ وَكَلِمَةُ اللَّهِ هِيَ الْعُلْيَا ۗ وَاللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
Nëse ju nuk i ndihmoni atij (Pejgamberit), Perëndia i ka ndihmuar, kur e dëbuan mohuesit atë vetë të dytin, kur këta të dy ishin në shpellë, e kur i tha shokut të vet: “Mos u mërzit! Se, Perëndia, me të vërtetë është me ne!” E, Perëndia, e zbriti qetësinë mbi shokun e tij, kurse ate e ndihmoi me ushtrinë, të cilën ju nuk e keni parë. Dhe, bëri që fjala e mohuesve të jetë e poshtër, kurse fjala e Perëndisë të mbetet lartë. Me të vërtetë, Perëndia, është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. (40)
Edhe nëse ju nuk e ndihmoni, atë e ndihmon Allahu, si ditën kur mohuesit e dëbuan atë dhe ai kishte vetëm një shok. -
Nëse ju nuk e ndihmoni dhe mbështesni Profetin e Tij, Muhamedin a.s, të jeni të sigurt se Allahu i Lartësuar nuk ka nevojë për ju dhe ju nuk mund ta dëmtoni Atë aspak. Allahu i Lartësuar është Ndihmuesi dhe Mbështetësi më madh i Muhamedit a.s. Madje, Allahu i Lartësuar e ka treguar mbrojtjen, mbështetjen dhe ndihmën për Profetin e Tij të dashur në momentet kur ai ishte i dobët dhe pa mbështetje, dhe në mënyrë të veçantë kur Profeti emigroi nga Meka në Medinë. Allahu i Lartësuar thotë: "...si ditën kur mohuesit e dëbuan atë dhe ai kishte vetëm një shok.". Idhujtarët e Mekës planifikuan që ta vrisnin Profetin. Ata bënë gjithçka që mundën për të arritur këtë qëllim.Kjo e shtyu Profetin që të emigronte për në Medinë.Të dy ata ishin në shpellë, kur ai i tha shokut: “Mos u trishto, se Allahu është me ne!” -
Në udhëtimin e tij për në Medinë, Profeti ishte së bashku me të sinqertin Ebu Bekër (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Me të dalë nga Meka, fillimisht u strehuan në një guvë, e cila quhet Garuth Theur- Guva e Kaut. Ata qëndruan aty njëfare kohe, për t'iu ruajtur ndjekjes dhe zbulimit nga idhujtarët kurejsh. Në një gjendje kaq të vështirë, kur ata ndiqeshin nga të gjithë idhujtarët e Mekës, madje edhe u rrethuan nga armiqtë e tyre, të gatshëm për t’i vrarë, Allahu i Lartësuar zbriti ndihmën dhe mbështetjen për Profetin e Tij të dashur, me një mënyrë që askush nuk mund ta përfytyronte. Allahu i Lartësuar na tregon fjalët e dashura që Profeti (a.s)i tha shokut të tij, të sinqertit Ebu Bekër: “Mos u trishto, se Allahu është me ne!” Ebu Bekri ishte në merak për të Dashurin e Allahut, për Profetin. Ai shqetësohej se mos atë e gjente ndonjë e keqe. Por Profeti i tha fjalët qetësuese: “Mos u trishto, se Allahu është me ne!”, me mbështetjen dhe përkujdesin e Tij të mrekullueshëm.Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të dhe e fuqizoi me forca, që ju nuk i patë. -
Allahu i Lartësuar zbriti ‘essekine’, pra, qëndrueshmërinë, prehjen dhe qetësinë e zemrave për dy miqtë e dashur. Kjo bëri që zemrat dhe shpirtrat e tyre të qetësoheshin dhe të stabilizoheshin. Allahu i Lartësuar e zbriti essekine-n fillimisht në zemrën e Profetit, i cili, kur pa shqetësimin e shokut të tij, e qetësoi me ato fjalë të ëmbla. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar e mbështeti me një ushtri melekësh të zgjedhur, te cilët idhujtarët nuk i panë. Melekët ishin ruajtës dhe mbështetës të këtyre dy besimtarëve, që kishin dalë në emigrim. Allahu i Lartësuar bëri që fjala dhe besimet e mohuesve të ishin më të ulëtat dhe pa ndihmë. Idhujtarët ishin tejet të sigurt në vetvete se do t'ia arrinin qëllimit të tyre për vrasjen e Profetit. Ata e menduan si një ndërmarrje të thjeshtë në fillim dhe, përveç kësaj, dhanë gjithçka që kishin për ta realizuar. Por Allahu i Lartësuar i bëri që të dilnin huq dhe të mos ia arrinin dot qëllimit të tyre. Nga ana tjetër, Allahu i Lartësuar e ndihmoi Profetin e Tij, duke e ruajtur dhe e mbrojtur prej tyre. Pikërisht për këtë lloj ndihme bëhet fjalë në ajet. Ndihma dhe suksesi prej Allahut të Lartësuar është dy llojesh:Ai e poshtëroi fjalën e mohuesve, kurse fjala e Allahut është më e larta. -
Fjala e Allahut’, së cilës i referohet ajeti, nënkupton ligjet e Tij universale, por edhe ligjet e fesë. Kështu, fjala e Zotit, qoftë kur bëhet fjalë për kaderin e Tij, qoftë për Sheriatin e Tij, është më e larta. Ajo do të triumfojë mbi çdo lloj fjale dhe vendimi tjetër. E si mund të jetë ndryshe, kur Allahu i Lartësuar thotë: "Është Detyrimi Ynë që të ndihmojmë besimtarët." [Rum 47]. Ose: "Ne, patjetër do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe ata që besuan edhe në jetën e kësaj bote edhe në Ditën kur të paraqiten dëshmitë." [Gafir 51]. Ose: "...sigurisht që ushtria Jonë është fitimtare”. [Safat 173]. Nuk ka dyshim që feja e Allahut të Lartësuar ka për të triumfuar mbi të gjitha fetë dhe besimet që ekzistojnë në botë. Kjo fitore do të arrihet përmes argumentimeve dhe fakteve të qarta që ofron kjo fe madhështore, përmes ajeteve të mrekullueshme, përmes mrekullive dhe fakteve të padiskutueshme të saj. Por, gjithashtu, fitorja arrihet edhe përmes forcës që Allahu i Lartësuar u dhuron ndihmëtarëve të kësaj feje. Kjo është një dhunti që vetëm Allahu i Madhëruar mund ta japë.Allahu është Ngadhënjimtar dhe i Urtë. -
Allahu i Lartësuar është Aziz – Krenar e Ngadhënjimtar. Askush nuk mund ta mposhtë Atë, por Ai është mposhtësi dhe nënshtruesi i gjithçkaje. Askush nuk mund t’i fshihet ndëshkimit dhe pushtetit të Allahut. Allahu i Lartësuar është edhe Hakim - i Urtë, që çdo gjë e vendos në vendin e vet. Me urtësinë e Tij ndodh që triumfi i besimtarëve të vonohet ndonjëherë për njëfarë kohe. Ky ajet tregon qartë gradën dhe vlerat e larta të Ebu Bekër Es-Sidikut. Ky njeri është dalluar në umet me cilësi të shumta. Kështu, ai ishte shoqëruesi i të Dashurit të Allahut të Lartësuar në hixhretin nga Meka në Medinë. Të gjithë muslimanët janë dakord se ky ajet flet pikërisht për Ebu Bekrin. Për këtë arsye, çdokush që e mohon se Ebu Bekri ishte shoqëruesi i Profetit në këtë ngjarje, konsiderohet qafir, sepse në këtë mënyrë ai ka mohuar Kur'anin, i cili e ka treguar qartë një gjë të tillë. Gjithashtu, në ajet tregohet vlera e lartë e essekine-s, domethënë, e qetësisë dhe e forcimit të shpirtit, që Allahu i Lartësuar e jep me mëshirën e Tij. Ajo është nga mirësitë më të mëdha që Allahut të Lartësuar ia dhuron robit të Vet gjatë momenteve të vështirësisë, frikës dhe ankthit, kur zemra zakonisht tronditet dhe kapet nga paniku. Në fakt, essekine jepet në varësi të diturisë, besimit dhe sigurisë së njeriut rreth Allahu të Madhëruar, por edhe në varësi të guximit e trimërisë së tij personale. Nga ajeti mësojmë se ankthi dhe frika janë ndjenja që mund të përfshijnë edhe zemrat e robërve më të dalluar dhe të sinqertë të Allahut të Lartësuar. Megjithatë, kur ndodh kjo, njeriu duhet menjëherë të përpiqet t’i largojë ato prej vetes, sepse ato e dobësojnë dhe ia ulin vlerat. Largimin e tyre e ndihmon essekine-ja, ose prehja dhe siguria në premtimin e Allahut të Lartësuar, se Ai është ndihmuesi i besimtarëve. Allahu i Madhëruar gjithmonë synon më të mirën për besimtarët, mjafton që ata të tregojnë devotshmëri dhe nënshtrim të plotë ndaj Tij.Plani i Kurejshëve për vrasjen e Profetit a.s.
Mushrikët e Mekës po e shihnin me sytë e ballit se Profeti a.s. me shokë, po përgatiteshin për diçka! Ata jo më kot ngritën familjet, gratë, fëmijët dhe pasuritë e tyre për të shkuar drejt Eusit dhe Hazrexhit. Ata e kuptuan se pikëmbërritja e muhaxhirëve vlente për mbrojtje dhe për përgatitje. E çfarë mund të mendonin tjetër, kur Eusi dhe Hazrexhi ishin fise luftarake, të ashpër dhe të egër në luftë?! Çdo ditë e më tepër, mushrikët i friksonte mendimi se Profeti a.s. do të dilte nga Meka e do të bashkohej me ta. Pastaj, sigurisht, çështjet do të ndryshonin shumë. Kjo i detyroi të mblidheshin në shtëpinë apo sallën e tyre të kuvendit, të quajtur Darul Nedue. Askush prej parisë nuk mungoi në këtë mbledhje kaq të rëndësishme, për të diskutuar rreth çështjes dhe situatës së frikshme që pritej. I pranishëm, pa dyshim, ishte edhe miku dhe aleati i tyremë i flaktë, Iblisi, në formën e një plaku të moçëm prej banorëve të Nexhdit, i mbështjellë plotësisht me rrobën e vet. Diskutuan gjerë e gjatë rreth çështjes së Profetit a.s. dhe çdokush dha mendimin e vet për çështjen. Por ky ‘plak i moçëm’ nuk ndalte së hedhuri poshtë mendimet dhe propozimet e shfaqura, deri në momentin kur Ebu Xhehli foli e tha:– Më ka ardhur një ide, që s’besoj se i ka shkuar në mend ndonjërit.– Pa të dëgjojmë, – i thanë.– Unë mendoj që, nga çdo fis i Kurejshëve, ne të zgjedhim djalin më të fortë, t’u japim nga një shpatë të mprehtë, dhe të gjithë këta ta godasin si një dorë e vetme. Në këtë mënyrë, gjaku i tij do të shpërndahet mes të gjitha fiseve, dhe Benu Abdil Menaf nuk do të dijë si të veprojë. Sigurisht, ata nuk do të mendojnë të hapin luftë kundër të gjithë fiseve, dhe për këtë arsye do të pranojnë kompensimin e gjakut të tij, që ne do t’ua ofrojmë.– Ky po, që është mendim, – tha ‘plaku i moçëm’ dhe e lëvdoi folësin duke thënë: “I madh ky djalosh!” Me këtë vendim u mbyll mbledhja, dhe u shpërndanë. Por nuk vonon, dhe Xhibrili a.s. shkon te Profeti a.s., duke e lajmëruar për këtë vendim, dhe kështu e urdhëron Profetin a.s. që të mos flinte në shtratin e tij atë natë. Në mesditë, në një orë të pazakontë për vizitë, Profeti a.s. shkon tek Ebu Bekri dhe i thotë: “Nxirri pak jashtë ata që ke aty!” Ebu Bekri i drejtohet: “Eja, se brenda është vetëm familja jote, o i Dërguari i Allahut!” Por Profeti a.s. i tregon: “Allahu i Lartësuar më ka dhënë lejen për t’u larguar.” Ebu Bekri e pyeti: “Unë kam të drejtën e shoqërimit, o i Dërguari i Allahut?” – “Po” – iu përgjigj Profeti a.s. – “Atëherë merr cilën kafshë të duash!” Profeti a.s. i tha: “Po, por me çmimin përkatës.” Profetit a.s. urdhëroi Aliun që atë natë të flinte në shtratin e Profetit a.s. Grupi i kurejshëve u mblodhën dhe filluan të vrojtonin nga e çara e derës për të hetuar Profetin a.s. e për ta kapur atë në befasi. Po këshilloheshin se kush do të qe ai fatzi që do t’i gjuante i pari. E pra, mu para hundës se tyre, del Profeti a.s. duke kënduar Kuran, e duke hedhur dhé mbi koka. Ai lexonte: “Ne u kemi vënë atyre pengesa nga para dhe nga mbrapa dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin”. (Jasin 9). Zadul mead vëllPërndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë