Sureja Et-Teube (Pendimi — التوبة) (Ajet 43)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




9 Et-Teube(التوبة), Ajet 43

عَفَا اللَّهُ عَنْكَ لِمَ أَذِنْتَ لَهُمْ حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَكَ الَّذِينَ صَدَقُوا وَتَعْلَمَ الْكَاذِبِينَ 43 ٤٣

Të faltë Perëndia ty: që u lejove atyre (të mungojnë nga lufta); derisa të kuptosh, se kush të flet të vërtetën dhe derisa t’i njohësh gënjeshtarët. (43)

Tefsiri
Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur Muhamedit me këto këshilla të vyera:

Allahu të faltë! -

Të faltë Zoti dhe t’i mbuloftë gabimet e tua! Pastaj i Lartësuari e këshillon për mënyrën se si duhet të sillet me munafikët. Për ata është më mirë që t’u dalë në shesh e vërteta që gjendet në gjoksin e tyre dhe jo të mbahet fshehur. Ai thotë:

Përse i lejove ata të iknin para se të mësohej se cilët ishin të sinqertë dhe cilët ishin gënjeshtarë? -

Nëse nuk do t’u jepje leje që të mos merrnin pjesë në luftë, do të bëhej e mundur që të dalloje munafikët, duke u nxjerrë në shesh atë që fshehin në zemër. Vetëm nëpërmjet sprovës dallohet i sinqerti nga mashtruesi. Në këtë mënyrë, ti do t'u jepje leje për të mos marrë pjesë në luftë vetëm atyre që janë vërtet të justifikuar. Allahu i Lartësuar na tregon se besimtarët e vërtetë nuk i bëjnë bisht luftës:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë