Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Ata edhe më parë përpiqeshin të të bëjnë ngatërresa dhe t’i pshtjellojnë punët e tua, derisa erdhi e Vërteta dhe u tregua e qartë feja e Perëndisë, e ata e urrenin këtë. (48)
Tefsiri
Ata, edhe më parë kanë tentuar përçarjen tuaj dhe t’i kanë ngatërruar çështjet, derisa ty të erdhi e Vërteta dhe ngadhënjeu vendimi i Allahut, edhe pse ata e urrenin shumë këtë gjë. -Ata kanë tentuar përçarjen tuaj edhe më parë, kur ju emigruat në Medinë. Ata bënë çdo gjë për të ngatërruar punët tuaja. Ata thurnin plane dhe intriga për të penguar thirrjen dhe për të shkatërruar fenë tuaj. Nuk lodheshin asnjëherë për të arritur këtë qëllim, derisa erdhi e vërteta dhe ngadhënjeu vendimi i Allahut, edhe pse ata e urrenin. Kotësia dhe synimet e tyre të poshtra u asgjësuan. Këta lloj njerëzish e merituan që Allahu i Madhëruar të paralajmëronte besimtarët e sinqertë prej tyre, prandaj muslimanët nuk duhet të shqetësoheshin aspak për mospjesëmarrjen e tyre në luftë.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë