Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّمَا الصَّدَقَاتُ لِلْفُقَرَاءِ وَالْمَسَاكِينِ وَالْعَامِلِينَ عَلَيْهَا وَالْمُؤَلَّفَةِ قُلُوبُهُمْ وَفِي الرِّقَابِ وَالْغَارِمِينَ وَفِي سَبِيلِ اللَّهِ وَابْنِ السَّبِيلِ ۖ فَرِيضَةً مِنَ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ
Lëmosha u takon vetëm të varfërve, të gjorëve dhe atyre që e mbledhin atë (rrogë e nëpunësit që punon në atë lëmë), dhe atyre që duhet përfituar zemrat (në islamizëm); dhe për lirim nga skllavëria, dhe të ngarkuarve në borxhe, dhe për rrugën e Perëndisë, dhe udhëtarit të rastit. Këto janë dispozitat, e Perëndisë. Se, me të vërtetë, Perëndia është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm. (60)
‘fukarenjtë’
dhe‘nevojtarët’
. Kur këto dy kategori përmenden së bashku, janë të dallueshme nga njëra tjetra. ‘Fukarenjtë’ janë më të varfër se ‘nevojtarët’. ‘Fukara’ është ai që nuk ka asgjë, ose ka veçse sa për të plotësuar gjysmën e nevojave të veta. Ndërsa ‘nevojtar’ (el miskinu) është ai që ka më shumë se për të plotësuar gjysmën e nevojave të tij, por përsëri jo për t’i plotësuar të gjitha. Nëse do t’i plotësonte të gjitha nevojat e veta, atëherë do të konsiderohej i pasur, dhe kështu nuk do të lejohej të merrte zekat. Këtyre dy kategorive u jepet zekat derisa të arrijnë plotësimin e nevojave të tyre.-Punëtorët e mbledhjes së zekatit
, si mbledhësit, transportuesit, ruajtësit, shkruajtësit, llogaritarët e tij etj. Këtyre u jepet nga zekati në formë rroge, si çdo punonjës tjetër.-Për afrimin e zemrave
. Këtu përfitojnë ato figura shoqërore të rëndësishme, si kryetarë fisesh e të ngjashëm me ta, të cilët nëpërmjet këtyre donacioneve që u jepen, shpresohet të pranojnë Islamin dhe e mira prej tyre, ose që të ruhesh nga e keqja e tyre, ose që të forcohet besimi i tyre, ose shpresohet që të pranojnë Islamin të ngjashmit me ta, ose të japin zekatin edhe ata që nuk e japin.-Për çlirimin nga robëria
ose skllavëria. Për shembull, është rasti i skllavit ‘el mukatib’, që ka rënë dakord me padronin që të blejë lirinë e vet. Këtij skllavi i jepet prej zekatit, që të mund të blejë lirinë. Gjithashtu, zekati jepet edhe për lirimin e robërve muslimanë, që janë në duart e mohuesve, madje ky rast është më parësor. Por lejohet edhe lirimi i robërve në përgjithësi. Të gjitha këto raste i përfshin fjala “fir-rikab”.-Borxhlinjtë
. Këta janë dy llojesh:Luftëtarëve në rrugën rrugën e Zotit
. Flitet për luftëtarët vullnetarë, që nuk janë pjesë e ushtrisë së rregullt.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë