Sureja Et-Teube (Pendimi — التوبة) (Ajet 63)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




9 Et-Teube(التوبة), Ajet 63

أَلَمْ يَعْلَمُوا أَنَّهُ مَنْ يُحَادِدِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَأَنَّ لَهُ نَارَ جَهَنَّمَ خَالِدًا فِيهَا ۚ ذَٰلِكَ الْخِزْيُ الْعَظِيمُ 63 ٦٣

Vallë, a nuk dijnë ata, se ai që i kundërshton Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij, i është përgatitur zjarri i xhehennemit, në të cilin do të qëndrojnë përherë? Ky është poshtërim i madh! (63)

Tefsiri

A nuk e dinë ata se kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, e pret zjarri i Xhehenemit, ku do të jetë përjetësisht? -

Të gjitha këto veprime janë armiqësi ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Ata shpërfillin urdhëresat e Zotit dhe shkelin kufijtë e Tij. Për këta të mjerë është përgatitur zjarri i Xhehenemit.

Ky është poshtërimi i madh. -

Nuk ka poshtërim më të tmerrshëm dhe të dhimbshëm sesa i këtyre të mjerëve. Atyre u humbet lumturia e përjetshme në Xhenet dhe e zhytin veten në Zjarrin e përhershëm. Allahu na ruajt nga kjo humbje dhe ky poshtërim!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë