Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَحْذَرُ الْمُنَافِقُونَ أَنْ تُنَزَّلَ عَلَيْهِمْ سُورَةٌ تُنَبِّئُهُمْ بِمَا فِي قُلُوبِهِمْ ۚ قُلِ اسْتَهْزِئُوا إِنَّ اللَّهَ مُخْرِجٌ مَا تَحْذَرُونَ
Hipokritët druajnë se do të shpallet ndonjë sure, e cila do të larjmërojë se ç’ka në zemrat e tyre. Thuaj: “Talluni ju! Se, Perëndia, me të vërtetë do ta nxjerrë atë, cilës i druani ju”. (64)
Hipokritët tremben se mos zbret ndonjë sure që u nxjerr në shesh atë që kanë në zemër. -
Ata kanë frikë se do të zbulohen e poshtërohen, kanë frikë se do t’u dalin në shesh të palarat e tyre dhe të gjithë do t’i marrin vesh. Kështu, ata do të bëhen shembull për ata që marrin mësim.Thuaju: “Talluni, por të jeni të sigurt se Allahu do ta zbulojë gjithçka për të cilën keni frikë!” -
Munafikët talleshin me besimtarët dhe me fenë e tyre në mënyrë të vazhdueshme. Kështu, gjatë luftës së Tebukut, disa prej tyre thanë me përbuzje për sahabët e Profetit: "Nuk kemi parë më mashtrues dhe më frikacakë në betejë sesa këta ‘dijetarët’ tanë". Por kur ata mësuan se Profetit iu përcollën këto fjalë fyese e shpifëse, shkuan menjëherë tek ai për t’u shfajësuar, duke thënë: “Ne thjesht ishim duke luajtur e dëfryer”. I Lartësuari thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë