Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَئِنْ سَأَلْتَهُمْ لَيَقُولُنَّ إِنَّمَا كُنَّا نَخُوضُ وَنَلْعَبُ ۚ قُلْ أَبِاللَّهِ وَآيَاتِهِ وَرَسُولِهِ كُنْتُمْ تَسْتَهْزِئُونَ
E, nëse i pyet ata (për këtë tallje), do të përgjigjen: “Na vetëm biseduam dhe u argëtuam”. Thuaj: “A mos vallë me Perëndinë, e versetet e Tij dhe Pejgamberin e Tij po talleni?” (65)
E, nëse i pyet, ata të thonë: “Ne thjesht ishim duke luajtur e dëfryer”. Thuaju: “Vallë, me Allahun, Librin dhe të Dërguarin e Tij talleni?!” -
Pra, - thoshin ata - e bëmë thjesht për t’u argëtuar dhe kaluar kohën. Ne nuk donim të fyenim dhe të shanim askënd. Por i Madhëruari, duke treguar se gënjenin, thotë: "Thuaju atyre: “Vallë, me Allahun, Librin dhe të Dërguarin e Tij talleni?!” Tallja me Allahun, shpalljet dhe Profetin e Tij është femohim, që të nxjerr nga Islami. Në themel të besimit është madhërimi i Allahut dhe respektimi i fesë dhe Profetit të Tij, prandaj tallja me ta bie ndesh me bazën e besimit. Kështu, kur ata shkuan te Profeti që të justifikoheshin, Profeti përsëriste vetëm ato fjalë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë