Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Perëndia u ka premtuar hipokritëve, hipokriteve dhe mohuesve – zjarrin e xhehennemit, në të cilin do të qëndrojnë përgjithmonë. Ai ju mjafton! Dhe Perëndia i ka mallkuar ata. Për ta ka dënim të vazhdueshëm. (68)
Tefsiri
Allahu ka përgatitur zjarrin e Xhehenemit për hipokritët, hipokritet dhe jobesimtarët. Atje do të jenë përgjithmonë dhe ai mjafton për ta. Ata i ka mallkuar Allahu dhe kanë dënim të pandërprerë. -Allahu i Madhëruar dhe i Drejtë do t’i bashkojë munafikët dhe mohuesit në zjarrin e Xhehenemit, ku do të jenë të mallkuar përjetësisht, për shkak se ata bëhen bashkë me njëri-tjetrin në dynja për mohimin e të vërtetës dhe për të luftuar fenë e Allahut dhe Profetin e Tij.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë