Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَعَدَ اللَّهُ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَمَسَاكِنَ طَيِّبَةً فِي جَنَّاتِ عَدْنٍ ۚ وَرِضْوَانٌ مِنَ اللَّهِ أَكْبَرُ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ
Perëndia u ka premtuar besimtarëve dhe besimtareve – kopshte të xhennetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, në të cilat do të banojnë përherë. Dhe (u ka premtuar) pallate të mrekullueshme në xhennetin e Edenit. E, kënaqësia prej Perëndisë është shpërblim më i madh. Kjo është lumturi e madhe. (72)
Por lumturia më e madhe është kënaqësia e Allahut. Kjo është fitorja e madhe. -
Kënaqësia e Allahut, që i përfshin banorët e Xhenetit, është më e madhe se kënaqësitë e tjera që ata përjetojnë atje. Madje, kënaqësitë e Xhenetit nuk mund të kuptohen dhe të përjetohen pa kënaqësinë e Allahut dhe vështrimin drejt Tij. Shikimi i Fytyrës së Zotit dhe lumturia që sjell kënaqësia e Tij mbi adhuruesit e vet, ka qenë motivi që frymëzon adhuruesit dhe objektivi drejt të cilit vrapojnë të dashuruarit pas Zotit. Kënaqësia e Zotit të tokës dhe qiejve është lumturia më e madhe e Xhenetit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë