Sureja Et-Teube (Pendimi — التوبة) (Ajet 73)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




9 Et-Teube(التوبة), Ajet 73

يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ جَاهِدِ الْكُفَّارَ وَالْمُنَافِقِينَ وَاغْلُظْ عَلَيْهِمْ ۚ وَمَأْوَاهُمْ جَهَنَّمُ ۖ وَبِئْسَ الْمَصِيرُ 73 ٧٣

O Pejgamber! Lufto kundër mohuesve dhe hipokritëve, dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Strehimi i tyre është skëterra, e ky është vendbanim i shëmtuar. (73)

Tefsiri

O Profet! Luftoji jobesimtarët dhe hipokritët dhe sillu ashpër me ta! -

Sa herë që nevojitet ashpërsimi i luftës ndaj tyre, kryeje këtë detyrë. Këtu bëhet fjalë jo vetëm për luftën ushtarake, por edhe për luftën me dituri, argumentim e arsyetim. Ata që shfaqin haptazi armiqësi e shpallin luftë, luftohen me forcën ushtarake, por duke mos lënë mënjanë edhe forcën e fjalës, argumentit, si edhe urtësinë e qartësimit të së vërtetës. Ata që janë të nënshtruar dhe jetojnë nën shtetin Islam ose kanë marrëveshje me shtetin Islam, ata luftohen gjithmonë me forcën e fjalës dhe argumentit. Këtyre u qartësohen butësisht mirësitë e Islamit dhe fatkeqësitë e shirkut dhe të mohimit të Zotit. Kështu veprohet me ta në jetën e kësaj bote, ndërsa për në ahiret, i Madhëruari thotë:

Vendbanim i tyre është Xhehenemi, që është përfundimi më i keq. -

Ai është vendi nga ku ata nuk do të mund të largohen kurrë, por do të vuajnë atje përjetësisht.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë