Sureja Et-Teube (Pendimi — التوبة) (Ajet 77)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




9 Et-Teube(التوبة), Ajet 77

فَأَعْقَبَهُمْ نِفَاقًا فِي قُلُوبِهِمْ إِلَىٰ يَوْمِ يَلْقَوْنَهُ بِمَا أَخْلَفُوا اللَّهَ مَا وَعَدُوهُ وَبِمَا كَانُوا يَكْذِبُونَ 77 ٧٧

Prandaj, Ai, ua përcolli (këtë sjellje) hipokrite në zemrat e tyre deri në ditën kur do të dalin para Tij, sepse, e shkelën premtimin dhenë Perëndisë. Ata e kishin zakon gënjeshtrën. (77)

Tefsiri
Prandaj, Ai ua ka hedhur hipokrizinë në zemrat e tyre, deri në Ditën kur do të dalin para Tij, sepse e shkelën premtimin e dhënë Allahut dhe sepse vazhdimisht gënjenin. -

Ky është ndëshkimi i pandashëm i këtyre të mjerëve. Për këtë arsye, le të jenë të kujdesshëm dhe të ruhen besimtarët nga kjo cilësi e ulët: t’i japin fjalën Zotit që, nëse u fal diçka, ata do të përkushtohen, dhe pastaj ta shkelin fjalën e dhënë. Nëse e thyen premtimin pasi Allahu të plotëson kërkesat, atëherë ki frikë nga ndëshkimi i Allahut dhe nga mbushja e zemrës me hipokrizi, sikurse ndodhi me ata që përmenden në Kur'an. Sipas një hadithi të saktë, që gjendet në dy Sahih-ët, Profeti thotë: "Shenjat e hipokrizisë janë tre: kur flet, gënjen, kur jep besën, tradhton dhe kur premton, e shkel premtimin." Edhe munafikët e përshkruar më lart, - që premtuan se, nëse Allahu i furnizonte, ata do të bëheshin bamirës, - nuk e mbajtën premtimin, gënjyen dhe shkelën zotimin. Çdokush që bën këtë veprim, i Madhëruari e kërcënon duke thënë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë