Sureja Et-Teube (Pendimi — التوبة) (Ajet 7)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




9 Et-Teube(التوبة), Ajet 7

كَيْفَ يَكُونُ لِلْمُشْرِكِينَ عَهْدٌ عِنْدَ اللَّهِ وَعِنْدَ رَسُولِهِ إِلَّا الَّذِينَ عَاهَدْتُمْ عِنْدَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ ۖ فَمَا اسْتَقَامُوا لَكُمْ فَاسْتَقِيمُوا لَهُمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُتَّقِينَ 7 ٧

Si mund të kenë idhujtarët marrëveshje me Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij?! – Mirëpo, me ata që keni lidhur ju marrëveshje te Mesxhidil-harami, derisa t’i përmbahen ata marrëveshjes – përmbajuni edhe ju, sepse Perëndia, i don ata që ruhen prej mëkateve. (7)

Tefsiri
Në këtë ajet shprehet urtësia që përmbante urdhri i Allahut për t'u distancuar nga idhujtarët. I Lartësuari thotë:

Si mund të kenë idhujtarët besëlidhje me Allahun dhe të Dërguarin e Tij?! -

Mos vallë e pranuan fenë, që Zoti ua bëri detyrë? Mos vallë i lanë të qetë Profetin e Zotit dhe besimtarët në zbatimin dhe përhapjen e fesë së Zotit? Asgjë nga këto nuk bënë, madje përkundrazi, ata e luftonin me çdo mjet të vërtetën dhe përhapnin të kotën e shkatërrimin. Për këto arsye, ata e meritonin që Allahu i Madhëruar, Profeti i Tij dhe besimtarët të distancoheshin prej tyre. Ata nuk meritonin aspak t’u jepej siguri prej Allahut dhe Profetit të Tij. Përjashtim bënte veçse një kategori, për të cilët Allahu i Madhëruar thotë:

Përjashtim bëjnë vetëm ata, me të cilët ju keni lidhur marrëveshje pranë Xhamisë së Shenjtë. -

Duke qenë se pakti me ta u nënshkrua në një vend të bekuar, ai duhej që të respektohej. I Madhëruari thotë:

Përderisa ata u përmbahen marrëveshjeve, përmbajuni edhe ju! Allahu i do të devotshmit. -

Kjo ka disa kushte, që nëse ata i shkelin, atëherë nuk ka më vlerë pakti me ta.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë