Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
كَيْفَ يَكُونُ لِلْمُشْرِكِينَ عَهْدٌ عِنْدَ اللَّهِ وَعِنْدَ رَسُولِهِ إِلَّا الَّذِينَ عَاهَدْتُمْ عِنْدَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ ۖ فَمَا اسْتَقَامُوا لَكُمْ فَاسْتَقِيمُوا لَهُمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُتَّقِينَ
Si mund të kenë idhujtarët marrëveshje me Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij?! – Mirëpo, me ata që keni lidhur ju marrëveshje te Mesxhidil-harami, derisa t’i përmbahen ata marrëveshjes – përmbajuni edhe ju, sepse Perëndia, i don ata që ruhen prej mëkateve. (7)
Si mund të kenë idhujtarët besëlidhje me Allahun dhe të Dërguarin e Tij?! -
Mos vallë e pranuan fenë, që Zoti ua bëri detyrë? Mos vallë i lanë të qetë Profetin e Zotit dhe besimtarët në zbatimin dhe përhapjen e fesë së Zotit? Asgjë nga këto nuk bënë, madje përkundrazi, ata e luftonin me çdo mjet të vërtetën dhe përhapnin të kotën e shkatërrimin. Për këto arsye, ata e meritonin që Allahu i Madhëruar, Profeti i Tij dhe besimtarët të distancoheshin prej tyre. Ata nuk meritonin aspak t’u jepej siguri prej Allahut dhe Profetit të Tij. Përjashtim bënte veçse një kategori, për të cilët Allahu i Madhëruar thotë:Përjashtim bëjnë vetëm ata, me të cilët ju keni lidhur marrëveshje pranë Xhamisë së Shenjtë. -
Duke qenë se pakti me ta u nënshkrua në një vend të bekuar, ai duhej që të respektohej. I Madhëruari thotë:Përderisa ata u përmbahen marrëveshjeve, përmbajuni edhe ju! Allahu i do të devotshmit. -
Kjo ka disa kushte, që nëse ata i shkelin, atëherë nuk ka më vlerë pakti me ta.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë