Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَرِحَ الْمُخَلَّفُونَ بِمَقْعَدِهِمْ خِلَافَ رَسُولِ اللَّهِ وَكَرِهُوا أَنْ يُجَاهِدُوا بِأَمْوَالِهِمْ وَأَنْفُسِهِمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَقَالُوا لَا تَنْفِرُوا فِي الْحَرِّ ۗ قُلْ نَارُ جَهَنَّمَ أَشَدُّ حَرًّا ۚ لَوْ كَانُوا يَفْقَهُونَ
U gësuan ata që mbetën në shtëpitë e tyre, kundër Profetit të Perëndisë – ishte e neveritshme për ta lufta në rrugën e Perëndisë, - me pasurinë dhe trupin e tyre, dhe ata thanë: “Mos shkoni në luftë, nëpër vapë!” Thuaju: “Zjarri i xhehennemit është edhe më i nxehtë!” (Sikur ta dinin ata!) (81)
Ata që qëndruan pas
(në luftën e tebukut)u gëzuan për qëndrimin e tyre pas të Dërguarit të Allahut dhe nuk dëshironin që të luftonin me pasuritë dhe vetet e tyre në rrugën e Allahut. -Munafikët gëzohen për mosmarrjen pjesë në luftë me Profetin. Ata shfaqin mospërfillje për këtë gjynah kaq të madh. Kjo tregon për mosbesimin e tyre në Zotin dhe Profetin e tij. Për këto çështje na tregon vetë Allahu i Madhëruar, i Cili shfaq haptazi atë që gjendet në zemrat e atyre të mjerëve. Ai thotë: "... ata u gëzuan për qëndrimin e tyre pas të Dërguarit të Allahut...". Gëzimi i tyre është diçka më shumë sesa mospjesëmarrja në luftë, që është gjynah i madh. Po ata që kënaqen se nuk shkojnë në luftë?! Këta të mjerë ndiejnë kënaqësi që nuk i binden Zotit dhe shesin mend mes tyre me diçka të tillë. I Madhëruari na njofton se munafikët nuk dëshironin që të luftonin me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e Tij. Kështu janë të mbushura zemrat e tyre, ndryshe nga zemrat e besimtarëve, të cilët, edhe kur janë të justifikuar për mospjesëmarrjen në luftë, trishtohen dhe sytë u lotojnë. Ata nuk e mbajnë dot veten nga dëshira e madhe për të luftuar në rrugën e Zotit dhe për të lartësuar fenë e Tij me pasurinë dhe jetën e tyre. Kjo ndodh me ata, sepse zemrat e tyre janë të mbushura plot iman, shpresë dhe siguri për bamirësinë dhe begatitë e shumta që Zoti u premton.Ata thanë: “Mos dilni në vapë!” -
Munafikët thanë se vajtja në luftë në mes të të nxehtit përvëlues ishte tepër e vështirë. Por këta të mjerë i dhanë përparësi rehatisë së përkohshme në jetën e dynjasë, e cila do të marrë fund shumë shpejt, kundrejt kënaqësisë së përhershme në Xhenet. Ata iu druajtën asaj nxehtësie, prej së cilës mund të shpëtosh duke gjetur hije në mbrëmje e mëngjes, por nuk u druajtën nga nxehtësia e atij zjarri, që vetëm Krijuesi ia di fuqinë përvëluese:Thuaju: “Zjarri i Xhehenemit e ka vapën edhe më të fortë.”, nëse kuptojnë.”! -
Nëse do të gjykonin drejt dhe të kuptonin realitetin, nuk do ta bënin atë zgjedhje.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë